Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)
Thu 1 Nov 2012 - 2:04
Një fëmijë 4 vjeçar, me zhvillim të vonuar, është rrahur nga edukatorja e tij në Kinë. Kamerat e sigurisë kanë siguruar regjistrimin gjatë çasteve të dhunshme. Kjo ndodhi para fëmijëve dhe mësueseve të tjera. Kopshti i ndodhur ne zonën Guangdong në jug të Kinës ka pasqyruar këto pamje tronditëse. Në video shihet sesi dhjetëra fëmijë luajnë me lodra. Ndërkohë që tregohet dhuna e njërës prej mësueseve ndaj fëmijës 4-vjeçar.
Mësuesja e përplas në tokë fëmijën, e gjuan me shqelma dhe e rreh. Fëmija humb ndjenjat nga goditjet e marra.
E vërteta e frikshme në pamjet tronditëse. Këto çaste, të cilat trondisin çdo njeri, pasqyrojnë edhe një të vërtetë tjetër të frikshme. Mësueset e tjera të pranishme gjatë çasteve të dhunshme të shfaqura në sy të fëmijëve të tjerë nuk reagojnë aspak sikur të ishte diçka krejt normale.
Në trurin e fëmijës 4-vjeçar janë vënë re dëmtime serioze. Fëmija i pafat i cili është operuar dy here, tani e ka të vështirë të ecë dhe flasë.
Bëhet e ditur se është hapur një proces gjyqësor ndaj mësueses e cila e mbron veten duke thënë se veprimi i saj nuk ishte i gabuar.
Në seancën gjyqësore mësuesja është shprehur e gatshme të paguajë dëmshpërblim për nxënësin por më pas ka theksuar se nuk ka mundësi ekonomike për këtë.
Në Kinë, ku muajt e fundit po përflitet shumë rreth dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve në shkolla dhe kopshte, deklaratat e autoriteteve të arsimit në zonën Guangdong janë një pasqyrë e hidhur dhe e dhimbshme e situatës së rënduar.
Njëri nga deputetët e zonës shprehet se 70 % e mësueseve të cilat punojnë në Guangdong nuk kanë arsimim profesional.
/Shekulli Online/ E.L/
- Aldino82V.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4586
Hobi : sporti,formula uno,moto GP
Vendndodhja : ITALI
Anetaresuar : 05/11/2011
Re: Kinë, mësuesja rreh barbarisht 4-vjeçarin, i shkaktoi dëmtime në tru (video)
Thu 1 Nov 2012 - 2:06
Hej zot i madh... po te ishte bionde kjo mesuesja ec ma ... po sqenka as bionde kjo...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi