Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Korrupsioni, faji i EULEX Empty Korrupsioni, faji i EULEX

Thu 1 Nov 2012 - 8:26
Edhe një raport ndërkombëtar thekson dështimin e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe Korrupsionit. Gjykata Europiane e Auditorëve me seli në Luksemburg në raportin e saj kritikon institucionet e Kosovës se vetëm gojarisht e kanë në prioritet luftën kundër korrupsionit.

Raporti thekson se gjyqësori vendor nuk është në gjendje të merret me cështjet e krimeve serioze, si krimet ekonomike, korrupsionin, krimet e luftës etj.

Si arsyetim për këtë përmenden ndërhyrjet politike, mungesa e përvojës, kërcënimet dhe frikësimet. Raporti ka vënë në pah po kështu mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krahasim me shtetet fqinje.

Rezultatet e këtij raporti nuk hidhen tërësisht poshtë nga kryetari i këshillit gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, por sa i perket krimeve serioze ai tha se ato janë kompetencë ekskluzive e EULES-it. Ai fillimisht bëri të ditur se gjykata europiane nuk ka pasur mandat ta kontrollojë funksionimin e sistemit gjyqësor të Kosovës por vetëm financat e EULEX-it.

Raporti kritikon qeverinë e Kosovës për kufizime buxhetore në sektorin e drejtësisë. Kjo ilustrohet me një shembull kur për 5 aksione anti korrupsion qeveria ka ndarë 17 mijë euro, ndërkaq për një program ekologjik janë ndarë 25 mijë euro.

E vërteta është se institucinonin i cili siguron pavaresinë dhe paanësine e sistemit gjyqësor, këshillin gjyqësor e gjejmë duke funksionuar ne kushte jo të mira, në kontenierët, pranë objektit disa katësh të qeverisë. Kryetari i KGJK-së Enver Peci shprehet i pakënaqur me buxhetin e ndarë për këtë institucion.

Në fokus të raportit të Gjykates Europiane të auditit ka qenë puna e EULEX-it e cila po kështu është kritikuar shumë. Madje raporti thekson se nga Kosova ka ndryshuar shumë pak për të mirë pavarësisht miliarda eurove të dhëna.

Sidoqoftë institucionet e Kosovës të cilat bashkarisht qeveri presidencë së fundi themeluan këshillin kombëtar anti-korrupsion nuk e kanë komentuar këtë raport. Nga ana tjetër lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur EULEX-in mision të dështuar ndërsa si pasojë e këtij raporti Vetëvendosje mendon se qeveria do të duhej të jepte dorëheqje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi