Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kushtetuesja rrëzon qeramarrësit  Empty Kushtetuesja rrëzon qeramarrësit

Thu 1 Nov 2012 - 8:43
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Qeramarrësve, duke lënë në fuqi aktin normativ të qeverise të gushtit të këtij viti, i cili kërkon lirimin e këtyre banesave në datën 1 nëntor.

Por ndërsa ende nuk dihen se cilat janë argumentet e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi ai pritet të botohet në faqen zyrtare të këtij institucioni, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shoqatës së Qeramarrësve.

Avokati mbrojtës Dorian Matlia deklaroi se në kushtet e urgjencës i kanë dërguar kërkesë brenda të mërkurës Gjykatës së Strazburgut, për të marrë në shqyrtim çështjen në fjalë, pasi dhjetra banorë rrezikojnë që të dëbohen.

“Iu drejtuam me urgjencë Gjykatës së Strazburgut sepse situata është shumë alarmante. Pas 1 nëntorit do kemi dëbimin e mbi 3 mijë familjeve nga shtëpitë dhe në këto raste edhe Strazburgu do kohë që të vendosë nëse do bëhet një pezullim. Prisnim një pezullim nga Gjykata Kushtetuese që dje, por nuk erdhi. Është e rrallë që të bëhet një pezullim me faks për rastet urgjente”, deklaroi Matlia.

Një nga pretendimet e qeramarrësve në Strazburg është edhe shkelja e sigurisë juridike. “Kryesorja është se akti nuk garanton se personat që përfitojnë kredi do t’i marrin ato. Ky akt s’garanton asgjë, pasi ata nuk kanë pagë të mjaftueshme dhe pastaj kredia nuk jepet 100 për qind për banesën, por pjesërisht”, saktësoi Matlia.

Ndërkohë, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi në këtë mënyrë sipas tij nuk do të ketë probleme proçeduriale.

“Falenderime për Gjykatën Kushtetuese, për shpejtësinë që e shqyrtoi këtë çështje, sepse duke qenë brenda datës 1 nëntor na jep mundësi që akti normativ të zbatohet pa pasur komplikime proceduriale”, deklaroi Olldashi.
Kushtetuesja rrëzon qeramarrësit  KUSHTETUESJA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi