- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Pigoni, një italian “emigrant” ne futbollin shqiptar
Thu 1 Nov 2012 - 11:13
Mbrojtësi s’ka mundur të gjejë hapësirë në Lega Pro dhe kështu ka vendosur të emigrojë drejt Lindjes, duke u bashkuar me FK Tirana.
Me një të kaluar si mbrojtës i Rodengo Saiano, Pro Vercelli e Savona, Francesco Pogoni, 26 vjeç, s’ka mundur të gjejë hapësirë në Lega Pro dhe kështu ka vendosur të emigrojë drejt Lindjes, duke u bashkuar me FK Tirana në Shqipëri, me shpresën për të luajtur vitin e ardhshëm në Europa League. Vërtet që për italianët duket se është diçka e pazakontë, pasi deri tani ishin mësuar të shihni futbollistë shqiptarë, të cilët zbarkonin në Itali.
Francesco, me të vërtetë që je protagonist i një historie befasuese. Si përfundove në Shqipëri?
Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Pas dy vitesh në Lega Pro nuk arrija të gjeja sistemim për shkak të detyrimit që ekipet kanë për të aktivizuar të rinj. Prandaj, pasi u stërvita me Banjolezen, m’u ofrua kjo zgjidhje.
E pranove menjëherë?
Në fakt pata vështirësi, pasi ka shumë paragjykime mbi Shqipërinë dhe lëvizjen e saj futbollistike, por pastaj triumfoi mundësia për të luajtur në kategorinë e parë, me një klub tepër prestigjioz dhe për të luajtur në Kupat Evropiane gjatë vitit të ardhshëm. Më pas bëra tre ditë provë dhe më propozuan një vit kontratë me një pagë të kënaqshme.
Po tani si ndihesh?
Mirë, jetoj vetëm. Sistemimi logjistik është i shkëlqyer. E kam të vështirë paksa me gjuhën, por arrij të kuptohem.
Si është futbolli shqiptar?
Tepër fizik, ndërsa ka pak taktike. Jetohet me veprimet e individëve dhe për mua që jam një mbrojtës është problem.
Je pjesë e klubit më me shumë tituj në Shqipëri, që është rival dhe kundërshtar historik i Partizanit. Si përjetohet rivaliteti mes këtyre klubeve?
Me Partizanin ka vërtet rivalitet të madh. Pastaj, këtu gjithçka është e lidhur me politikën e vendit. Kush është në pushtet ka më tepër para’ dhe mund të ndërtojë skuadra më të mira. Presidenti ynë është kryebashkiak i Tiranës dhe klubi s’ka probleme. Kurse ai i Partizanit humbi zgjedhjet dhe ata përfunduan përpara në Serinë C dhe tani janë në B. Le të themi që kam qenë me fat.
Kur shëtit nëpër Tiranë, a të njohin njerëzit?
Le të themi që deri tani e kam shëtitur fare pak qytetin, që gjithsesi është i këndshëm. Kur dilet për shëtitje, futbollistët njihen. Prandaj na kanë thënë të mbajmë sytë hapur.
Po italianët, si konsiderohen?
Përgjithësisht, mirë, sepse shikohen si ata që sjellin para’, megjithatë ndonjë tjetri nuk i pëlqejnë shumë. Por besoj se kjo është kudo. Edhe te neve ndodh kështu me të huajt.
A vazhdon ta ndjekësh kampionatin italian?
Po, me aq sa mundem, sepse edhe këtu Seria A italiane është më e ndjekur se ajo shqiptare. Unë simpatizoj Milanin, ndonëse rezultati i parë për të cilin pyes është ai i Pro Vercelit, pasi aty kam lënë shumë miq.
Sheh një të ardhme ende në Shqipëri?
Ej, nuk do të qëndroj këtu përgjatë të gjithë karrierës time. Shpresoj të kthehem në Itali, por jam i hapur edhe për zgjedhje të tjera. Nga Italia më mungojnë miq, me të cilët mund të flas në momentet e vështirësisë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi