Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nën hetim polici italian që vrau emigrantin shqiptar Empty Nën hetim polici italian që vrau emigrantin shqiptar

Tue 26 Jun 2012 - 21:35
Nën hetim polici italian që vrau emigrantin shqiptar B_250_200_16777215_00___images_Kronika_images_7Polici italian, i cili pretendon se vra gabimisht emigrantin shqiptar është futur në regjistrin e personave nën hetim.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën gjatë një operacioni antidrogë, ku 26-vjeçari shqiptar, Panajot Hola humbi jetën i goditur nga një plumb, që sipas policisë së Grossetos, ishte shkrepur aksidentalisht nga efektivi.

Nga të dhënat e deritanishme dihet se automjeti ku udhëtonin dy kushërinjtë shqiptarë, Panajot Hola dhe Maksim Dormemaj, 21 vjeç, nuk është ndalur në një postbllok.

Në tentativën për t’u larguar, janë goditur dy policë, njëri prej të cilëve kur është rrëzuar duket se ka shkrepur armën. Plumbi e ka kapur shqiptarin në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen.

Në pritje të rezultateve të autopsisë dhe të analizës balistike mbi armën, polici që ka shtënë akuzohet për vrasje të paqëllimshme.

I riu tjetër që ndodhej në makinë, tashmë ndodhet në burg, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe trafikim lëndësh narkotike, pasi në automjetin ku ai udhëtonte u gjetën 10 kg marijuanë. Avokati i tij mbrojtës vë në dukje se Maksim Dormemaj nuk ndodhej në timon, e ky element hedh poshtë akuzën e parë. /E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi