Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Perdorimi i antibiotikeve, i gabuar ne 50% te rasteve  Empty Perdorimi i antibiotikeve, i gabuar ne 50% te rasteve

Thu 1 Nov 2012 - 11:15
Perdorimi i antibiotikeve, i gabuar ne 50% te rasteve  Images

Këtë ka bërë të ditur Silva Bino, shefe e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.
Përdorimi i antibiotikëve në 50 % të rasteve nuk është i duhuri, bëri te ditur sot për mediat Silva Bino, shefe e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo ndodh, pasi, sipas saj, "ka mungesa lidhur me edukimin për përdorimin e antibiotikëve, mungojnë mekanizmat e kontrollit të përdorimit të antibiotikëve nëpër spitale dhe ka një tendencë me zhvillimin e ekonomisë që të përdoret gjithmonë antibiotiku më i shtrenjtë". "Arsye tjetër është dhe përdorimi i antibiotikëve pa kriter, si rezultat i përdorimit pa recetë të antibiotikëve dhe të gjitha këto sjellin antibiotiko-rezistencën", tha Bino. ISHP ka kryer dy studime të kufizuara, në të cilat ka rezultuar që gati 30 % e plagëve operatore janë të infektuara dhe 20-30 % e tyre kanë antibiotiko-rezistencë. Ndërkohë, gjatë një studimi tjetër në lidhje me një mikrob që quhet stafilokok, në të gjitha sallat dhe plagët operatore në disa spitale të vendit ka rezultuar me një përqindje të lartë rezistencë në 30 %. "Rezistenca varion nga njëri vend në tjetrin, ndërsa këto shifra nuk janë vetëm shqiptare, por të ngjashme me vendet e rajonit", tha Bino. Ajo apeloi për kujdes me përdorimin e antibiotikëve, pasi rrisin kostot, ditëqënmdrimin në spital, vdekshmërinë, aspekte këto që dëmtojnë jetën e pacientit dhe komunitetit, por dhe ekonominë e vetë personave
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi