Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja ku ndodhet “parajsa e kanabis”, ku hashashi shoqërohet me kafe ligjërisht! Empty Ja ku ndodhet “parajsa e kanabis”, ku hashashi shoqërohet me kafe ligjërisht!

Thu 1 Nov 2012 - 16:32
Ja ku ndodhet “parajsa e kanabis”, ku hashashi shoqërohet me kafe ligjërisht! Amsterdam-300x187E ndryshuan ligjin për ca kohë për t’u bërë më të rreptë, por më pas e rikthyen ashtu siç ishte. E kemi fjalën për kryeqytetin holandez, Amsterdamin, që mund të quhet ndryshe, edhe ‘parajsa e hashashit’ për turistët.
Çfarë duam të themi? Që turistët që vizitojnë Amsterdamin, mund të konsumojnë hashash në coffee shop të qytetit.

Sipas kryetarit të bashkisë, Eberhard va nder Laan, “turistët mund të vazhdojnë të vizitojnë 220 coffee shops të Amsterdamit, edhe pse nuk janë banorë të Holandës”. Bëhet me dije se nga 7 milion turistë që vizitojnë mesatarisht Amsterdamin çdo vit, rreth 1.5 milion prej tyre, bëjnë një ndalesë në coffee shop, për të blerë kanabis.
Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në vend në shtator, u vendos që të dalë jashtë përdorimit “karta – kanabis”, e cila filloi të funksiononte më 1 maj në Holandën jugore, ndërsa vitin e ardhshëm do të funksiononte në gjithë vendin. Kjo kartë kishte si qëllim që të kufizonte përdorimin e hashashit në kafene vetëm për vendasit.
Por edhe pse kjo kartë teknikisht është në fuqi, përdorimi i saj do të bëhet sipas kritereve që vendosin bashkitë. Kështu, Amsterdami e mori vendimit: kanabis për të tërë! /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi