Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Emma, vajza e vetme që ka ligjërisht 3 prindër .. Empty Emma, vajza e vetme që ka ligjërisht 3 prindër ..

Mon 11 Feb 2013 - 13:48
Emma, është një fëmijë 2 vjeçare e lindur në Miami, por në certifikatën e saj të lindjes rezultojnë 3 prindër, çifti i grave që po e rrit dhe babai biologjik, një i ri gay me origjinë nga Cagliari në Itali.

Gjykata e Floridas, ligjëroi kështu që fëmija të ketë 3 prindër, ku dy nënat kanë kujdestarinë e vajzës dhe babai të drejtën që ta takojë dy herë në javë, ndërsa së bashku po programojnë pushimet në Sardegna.

Protagonistë të kësaj ngjarje siç raporton noa.al janë dy gra italo-amerikane Maria Italiano 42 vjeç dhe Cher Filippazzo 37 vjeç si dhe Massimiliano Gerina 35 vjeç, italian i transferuar në Miami prej 8 vjetësh.

Dy gratë të martuara ligjërisht, vendosën që të kishin fëmijë dhe pas tentativave të shumta të dështuara, i kërkuan ndihmë atij, parukierit të tyre, për të dhuruar farën.

Ai pranoi, por kur iu kërkua të heqë dorë nga çdo e drejtë për fëmijën, u ndje keq dhe nuk donte të hiqte dorë prej saj. Kështu lindi një betejë ligjore, e cila u mbyll me fund të lumtur nga të tre anët, ku dy gratë do mbajnë foshnjën dhe ai do ketë të drejtë ta takojë.

Massimiliano ashtu si të gjithë baballarët është i përkushtuar marrëzisht pas të bijës dhe kur pyetet nëse 3 prindër janë shumë për vajzën, ai përgjigjet se sa më shumë persona të duan fëmijën, aq më mirë është për të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi