Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  Empty Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit

Thu 1 Nov 2012 - 16:57
Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe Bashkimi Europian, ku Shqipëria kërkon të jetë pjesë, të marrë një mesazh të fortë.Clinton në deklaratën e saj të rëndësishme për vendin tonë, theksoi edhe nevojën për luftën ndaj korrupsionit, si dhe bashkëpunimin mes klasës politike.

“Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.

Sekretarja amerikane theksoi se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.

Clinton, në fjalën e saj para Kuvendit, theksoi se një problem i madh në shumë vende demokratike është korrupsioni, që tërheq burimet materiale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre.

Kryediplomatja amerikane theksoi një hallkë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e vendit është bashkëpunimi I udhëheqësve shqiptarë. “Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake, politike”, theksoi Clinton.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  318959_10151119150460838_626318807_n










Takimi i pare ishte me presidentin Bujar Nishani ne Pallatin e Brigadave, por perpara nje ceremonie nderimi, zonja Clinton, sipas njoftimit zyrtar i kerkoi presidentit Nishani te shfrytezoje autoritetin e tij kushtetues per te mbeshtetur pershpejtimin e procesit te reformave.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  Pres-nishani-sek-amerik-shtetit-hillary-clinton-takim

Në Pallatin e Brigadave Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton u nderua me dekoraten me te larte te shtetit shqiptar, Urdhrin e Arte te Flamurit Kombetar, me motivacionin “Për kontribut dhe merita të shquara në mbështetje të Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar në të gjitha përpjekjet për përparim e mirëqenie, për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie të lirë e të hapur. Për ndihmën e jashtëzakonshme në anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO, si edhe për mbështetjen e çmuar për Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, e cila përmbushi aspiratat e rajonit për liri e dinjitet.

"Ju falenderoj për dhënien këtij nderi të jashtëzakonshëm dhe do të vijoj të bëj më të mirën time për ta merituar plotësisht. Ju e meritoni këtë plotësisht tani dhe në të ardhmen", u shpreh Clinton.

Ndërsa nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh: "Përmes kësaj dekorate ne shprehim mirënjohjen për Sekretaren Klinton, qeverinë amerikane dhe për popullin amerikan, të cilët, jo vetëm në sfidat më të vështira të Shqipërisë kanë qenë pranë nesh, po dhe në çdo hap për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit".


Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  63150_10151119102110838_1990174900_n



Me heret Clinton deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë të jenë partner dhe miku juaj, ndërsa ju keni vazhduar të bëni progres, të konsolidoni demokracinë, të hapni ekonominë e të krijoni mundësi për të gjithë popullin tuaj. Ne ju urojmë përzemërsisht për 100 vitet e para dhe presim të çojmë përpara bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e ardhshme", tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Pas prononcimeve për shtypin, gjatë takimit Kryeministri Berisha i uroi Sekretares Clinton mirëseardhjen dhe e vlerësoi vizitën e saj në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, si vizitën më historike të bërë nga një Sekretar Shteti në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh se arritja më e madhe në këtë njëqindvjeçar është liria e kombit shqiptar dhe për këtë, shqiptarët i detyrohen shumë Shteteve të Bashkuara. Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve bilaterale dhe angazhimin për çuarjen e tyre më tej.

Sekretarja Clinton falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe theksoi se kjo vizitë ishte realizimi i dëshirës për të vizituar Shqipërinë si Sekretare Shteti e SHBA në një moment kaq të rëndësishëm, siç është 100-vjetori i Pavarësisë.

Sipas njoftimit për media të Kryeministrisë, Clinton theksoi se SHBA do vazhdojë ta mbështesin Shqipërinë në përparimin e demokracisë, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, zhvillimin ekonomik dhe në përpjekjet e përbashkëta për stabilitet dhe paqe në rajonin e Ballkanit. Sekretarja Clinton e falenderoi Kryeministrin për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë SHBA-ve në të gjitha forumet ndërkombëtare, në NATO, si dhe në luftën kundër terrorizmit, në Afganistan, Irak dhe kudo, ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mbrojnë parimet e lirisë dhe demokracisë.

Nga ana e tij, Kryeministri e siguroi Sekretaren Clinton se pas anëtarësimit në NATO, integrimi në BE është projekti më i madh për Shqipërinë. Ai shprehu bindjen e tij dhe të qeverisë shqiptare se një proces integrimi i bazuar në meritë është në interesin më të mirë të shqiptarëve, për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike.

Po sipas njoftimit, Kryeministri siguroi sekretaren Clinton për vullnetin e palëkundur të Qeverisë Shqiptare që zgjedhjet e vitit 2013 të plotësojnë të gjitha standardet për zgjedhje demokratike. Në këtë kuadër, ai ftoi Sekretaren Clinton që SHBA të dërgojnë një numër sa më të madh vëzhguesish.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  BERISHA%20MBULIM_tn_21


Clinton mbërriti në aeroportin 'Nënë Tereza', ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta. Avioni i zonjes Clinton ka mberritur pak me vonese ne aeroport dhe kjo beri qe axhenda e sekretares te ecte me shpejtesi, duke e shkurtuar takimin me Nishani ne vetem 10 minuta.Gazetaret ne terren flasin se Clinton ka qendruar ne Pallatin e Brigadave, vetem aq kohe sa iu desh te merrte dekoraten, te cilen me heret e ka marre edhe bashkeshorti i saj.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  RINAS%20PLANE%20MBULIM%2001_tn_19

Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  RINAS%20PLANE%20MBULIM%2001_tn_25

Ne Parlament ne seancen historike ndodheshin vec deputeteve dhe anetareve te Qeverise, edhe ish-presidente, mes tyre edhe Bamir Topi, diplomate, Kryeprokurorja Ina Rama, drejtues te tjere institucionesh, sikurse edhe perfaqesues te Aleances Kuqezi. Mesohet se nje nga dy listat e te ftuarve, ishte hartuar nga vete Ambasada Amerikane, e cila kishte paracaktuar edhe vendet e te ftuarve ne llozhat e Kuvendit.

Pas kësaj, zonja Clinton pati ndalesën e fundit në hotel 'Sheraton', ne nje takim mekryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane. Clinton me pas u nis drejt Zagrebit, ne etapen tjeter te turit te saj.

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  RAMA%20%20KLINTON%20%20%20MBULIM_tn_0

Kjo vizite u shoqerua me masa te forta sigurie.


avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  Empty Re: Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit

Thu 1 Nov 2012 - 16:58
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  Empty Re: Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit

Thu 1 Nov 2012 - 16:58
Sponsored content

Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit  Empty Re: Clinton: Zgjedhje të lira, luftë korrupsionit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi