Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Topi: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për Shqipërinë Empty Topi: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për Shqipërinë

Tue 19 Apr 2011 - 19:22
TIRANE--Lajmifundit-- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), zotin Adriatik Llalla si dhe drejtues të institucioneve homologe të shteteve anëtarë të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit”. Presidenti Topi, pasi u uroi mirëseardhjen, vlerësoi fillimisht punën e rëndësishme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe institucioneve homologe të vendeve të Evropës Juglindore dhe të shteteve të tjera evropiane në evidentimin dhe luftimin e fenomenit negativ të korrupsionit, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit rigoroz të ligjit nga këto autoritete përgjegjëse edhe për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi veprimtarinë e ILDKP-së, e cila në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, me sistemin bankar, edhe me median, ka kontribuar në gjetjen e instrumentave e mjeteve për të shmangur sa më shumë konfliktin e interesave duke goditur në kohë rastet e abuzimit me pushtetin publik të zyrtarëve të administratës shtetërore, rastet e krimit ekonomik apo dhe rastet e ndërhyrjes e përfshirjes së faktorëve e aktorëve politikë në çështje korruptive.

“Lufta kundër fenomenit të korrupsionit në vendin tonë, – u shpreh Presidenti Topi gjatë takimit, - mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por dhe nga më të vështirat, për ta luftuar në të gjitha format e saj me synim realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë, por dhe të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik në Bashkimin Evropian”. Gjithashtu, Presidenti i Republikës theksoi se “në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është çështje themelore në aktivitetin publik dhe politik edhe të vendeve të rajonit, Shqipëria dhe institucionet e saj do të arrijnë të përballojnë të gjitha vështirësitë në luftën me pengesa kundër korrupsionit, për të arritur nivelet e standardet demokratike të vendeve të zhvilluara evropiane” duke shprehur dhe garantuar të pranishmit për të gjithë inkurajimin e mbështetjen institucionale në drejtim të luftës dhe çrrënjosjes së këtij fenomeni negativ.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla, dhe drejtuesit e institucioneve homologe rajonale, pasi e falenderuan Presidentin Topi për pritjen dhe mbështetjen e pakursyer të Institucionit të Presidentit, e njohën me ecurinë e punëve të institucioneve që ata drejtojnë dhe strategjitë e përbashkëta të hartuara për parandalimin e konfliktit të interesit, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Zoti Llalla, duke vënë në dukje bashkëpunimin e vyer me partnerët ndërkombëtarë si dhe punën efikase të bërë deri më tani nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), në cilësinë e drejtuesit të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit,” shprehu bindjen se, nëpërmjet bashkëpunimit të të gjithë faktorëve publikë, si edhe prezantimit të transparencës në nivele maksimale, ILDKP-ja do të jetë e aftë të realizojë qëllimin kryesor, forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi