Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Durrës, stuhia pengon tragetet  Empty Durrës, stuhia pengon tragetet

Thu 1 Nov 2012 - 17:39
Durrës, stuhia pengon tragetet  DURRES-PERMBYTJE--MBULIM-01

Tre tragetet e linjës Bari-Durrës që duhet të mbërrinin mëngjesin e së enjtes, deklarohet nga kapiteneria e portit detar të Durrësit se do të mbërrijne pas orës 4 të pasdites, ndërkohe që dhe lundrimet nga Durrësi në drejtim të portit italian kanë regjistruar vonesa mbi 9 orëshe.

Shkak eshte bere forca e detit e cila, sipas burimeve nga Kapiteneria, ka ardhur ne renie dhe kushtet atmosferike ne det drejt permiresimit. Ne mesdite deti ka regjistruar forcen 5-6 balle, nderkohe reshjet e dendura te shiut gjate nates dhe oreve te mengjesit kane shkaktuar serish probleme ne rruget dhe kryqezimet kryesore te Durresit, nderkohe qe ujerat e larta kane mundur te depertojne dhe ne katet e para te disa godinave te banimit e sherbimit ne zonen e plazhit dhe te Shkozetit dhe po punohet per normalizimin e situates.

Bllokimi i kanalizimeve, nen uje shume banesa

7 familje ne komunen Labinot-Fushe jane zgjuar sot te mbuluar nga uji. Kanalizimet e bllokuara kane bere qe ne keto banesa te mos vershoje vetem ujit i shiut por edhe ujerat e zeza duke e bere situaten alarmante.

Uji ne banesa arrin deri ne 30 cm, disa familje kane mundur te largojne femijet e tyre tek te afermit, ndersa te tjeret qe nuk kane munjdur te largohen jane strukur ne batanije ne mes te lageshtires dhe ndotjes. Te vendosur ketu 8 vjet me pare disa nga keta banore jane strehuar ne isha magazinat e ushtrise, ndersa disa te tjere kane mundur te ndertojne shtepite e tyre.

Sipas banoreve nje situate e tille perseritet sa here nisin reshjet dhe askush nuk ka vene dore te pakten per zbllokimin e kanaleve te ujerave te zeza ne menyre qe te evitojne epidemite.Pushtetaret duken ketu sa here qe u duhet te kerkojne votat, por me pas askush nuk mban pergjegjesi per gjendjen.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi