- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Martesa 87-vjeçare
Thu 1 Nov 2012 - 17:57
Në një kohë kur shumë pak martesa i rezistojnë kohës, 107-vjeçari Karam dhe gruaja e tij, 100-vjeçarja Katari Chand, vërtetojnë se dashuria e përjetshme ekziston.
Cifti indian, i cili ka 8 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, kanë 87 vite të martuar, periudha më e gjatë që njihet për një burrë dhe një grua së bashku.
Cifti thekson se çelësi i suksesit qëndron në përkujdesjen për njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme.
“Unë e bëj për të qeshur gruan time gjithmonë. Kjo është mënyra ime e të qënit romantik. Thonë që e qeshura të zgjat jetën dhe duke qenë se ne jemi ende gjallë, duhet të jetë e vërtetë. E dua shumë gruan dhe do më pëlqente të jetoja edhe 80 vite të tjera me të”, shprehet Karam.
Ndërsa Katari thekson: “Unë gjithmonë kujdesesha të gatuaja mirë për të, të përgatisja ushqime të shëndetshme. Jemi vegjetarianë dhe gjithmonë kemi konsumuar perime të freskëta.”
Tashmë çifti pret që Guiness të zyrtarizojë rekordin e tyre. Rekordi aktual është një martesë 82-vjeçare.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi