Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

E kam seriozisht lidhjen me Lady Gagan, shpejt dua edhe femije....”  Empty E kam seriozisht lidhjen me Lady Gagan, shpejt dua edhe femije....”

Fri 2 Nov 2012 - 19:19
E kam seriozisht lidhjen me Lady Gagan, shpejt dua edhe femije....”  Images

Në një intervistë të rrallë, Taylor Kinney,partneri i këngëtares flet mbi raportin e krijuar.
Nuk ishin paruket dhe veshjet ekstravagante ato që tërhoqën Taylor Kinney drejt të dashurës së tij Lady Gaga, por vetëm fakti se ajo i kujton të ëmën. Në një intervistë të rrallë, aktori amerikan ka zbuluar sesi është të jesh i lidhur me "pop-star"-en më të famshme të botës. "Ladyn e shoh duke punuar shumë intensivisht, është tepër e fortë dhe frymëzuese, si mamaja ime, me një punë të madhe në planin etik. Jam i lumtur me lidhjen time, aq sa mund të them se ndihem një djalë vërtet me fat".

Çifti u njoh gjatë vitit të kaluar në sheshxhirimin e klipit të këngës "You and I": "Më pëlqeu vërtet puna që bëra atëherë me Gagan - tregon Taylor -. Ishte vërtet dëfryese". Mirëpo, si qëndrojnë dot bashkë dy njerëz që janë gjithmonë në lëvizje për shkak të impenjimeve profesionale? "Unë i përdor gjithmonë paratë për fluturime, në mënyrë që të shoh njerëzit që dua: të dashurën dhe familjen time. Nuk i shpenzoj për gjëra të kota, apo për koleksione makinash e shtëpish".

E si përfundim ka pranuar edhe se po ashtu si partnerja e tij, edhe ai kërkon të ketë fëmijë, për ta thërritur 'baba': "Sigurisht që dua të bëhem baba dhe t'i jap nënës time sa më shumë nipër. Ajo kërkon që të martohem dhe të kem fëmijë. Besoj se do të ishte kënaqësi e do të isha një baba i mirë".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi