Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

1 mijë armë në klinikën gjinekologjike Empty 1 mijë armë në klinikën gjinekologjike

Sat 3 Nov 2012 - 14:29
1 mijë armë në klinikën gjinekologjike Arsenal-armeshPolicia gjermane zbuloi mbi 1 mijë armë të ndryshme dhe fotot intime të pacienteve të tij, në një pjesë të fshehtë të një klinike private të zotëruar prej një gjinekologu me çrregullime të qarta mendore.

Mjeku Christan Koller ishte specializuar në fotografimin e grave dhe vajzave që shkonin për t’u kuruar tek ai, ndërsa mbante njëkohësisht një arsenal të pabesueshëm armësh të paligjshme, si mitrolozë, pushkë, pistoleta, kallashnikovë dhe disa mijëra plumba.

Oficerët e policisë realizuan zbulimin gjatë një kontrolli rutinë, pas një denoncimi të një ish-paciente për trajtim abuzues mjekësor dhe zbulimi i jetës së fshehtë të gjinekologut, ishte shokues.

”Gjinekologu kishte një licensë për të mbajtur disa armë të vjetra si koleksionist, por arsenali i tërë me municione është i pabesueshëm dhe i paligjshëm”, deklaroi policia gjermane, ndërsa mediat e vendit, ndikuar nga koleksioni i “sëmurë” i fotografive, nisi të krahasojë Koller me profilin e një vrasësi serial.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi