- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Cyrih: Hapet ordinanca gjinekologjike nga një mërgimtar shqiptar
Sun 12 May 2013 - 18:40
Një ordinancë gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike ka hapur dyert e saj në Cyrih, e para klinikë e tillë private shqiptare në Cyrih.
Ka shumë mjekë gjermanë që synojnë të largohen nga Gjermania drejt Zvicrës për shkak të pagave të mira në shëndetësinë zvicerane, por ka të atillë që e duan edhe Gjermaninë dhe Zvicrën. Një prej tyre është doktori nga Kosova, Imer Hajdari.
Doktori nga Drenoci i Kosovës ishte i pari që në vitin 1999 kishte hapur ordinancën e parë shqiptare në Mynih të Gjermanisë.
Një ordinancë të njëjtë ai e kishte hapur vitin e kaluar në Bernë të Zvicrës, e tash po e bën të njëjtën në Cyrih, e shumë shpejt ka premtuar se do të bëjë realitet edhe në St. Gallen.
Në praninë e shumë mysafirëve nga Gjermania dhe Zvicra, mjekë, diplomatë të Kosovës e të Shqipërisë në Zvicër, në mënyrë solemne ai bëri hapjen e Ordinancës Gjinekologjike, Obstetrike dhe Onkologjike në Cyrih.
Prerjen e shiritit e kanë bërë konsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa dhe sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Kastriot Noli.
Duke folur para mysafirëve diplomati nga Kosova, Sali Sefa, tha me këtë rast se diaspora po tregon se ka potenciale intelektuale dhe se nuk janë më vetëm punëtorë krahu, por të barabartë me qytetarët e vendit pritës.
Kjo është një ordinancë private, e cila do të ofrojë të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me gjinekologjinë.
„Në këtë ordinancë nuk do të mjekohen vetëm sëmundjet onokologjike dhe operacionet gjinekologjike, por do të diagnostikohen shumë sëmundje qysh në jetën intrauterine, e të lindin fëmijë të shëndoshë pa të meta fizike dhe psikike, duke i shëruar dhe eliminuar të gjitha komplikacionet me aparaturë moderne medicinale“, tha gjinekologu Immer Hajdari. Ai kishte migruar në vitin 1992 në Gjermani, ku kishte punuar në fillim si mjek, e pastaj si shef i reparteve gjinekologjike.
Ai thotë se nuk i ka hapur dyert e ordinancës vetëm për bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër, por edhe të nacionaliteteve të tjera.
Ndërkohë nëse mjekët nga Kosova, në shumë raste ëndërrojnë jetën në ndonjë shtet të Evropës Perëndimore, siç mund të jetë Zvicra e Gjermania, ai ka në plan edhe diçka tjetër.
Doktori ka vendosur t’u kthehet edhe rrënjëve në Kosovë.
Një klinikë gjinekologjike do të ketë qendrën në Prishtinë.
„Muajin e kaluar e vëmë gurthemelin e një klinike gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Prishtinë. Në të nuk do të gjejnë shërim vetëm sëmundjet gjinekologjike dhe onkologjike, por do t’i parandalojmë dhe do të luftojmë kundër sëmundjeve kancerogjene“, premton doktori, tashmë menaxher i tri ordinancave gjinekologjike në diasporë, e shumë shpejt edhe i të katërtës në Kosovë./albinfo.ch/
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Cyrih: Hapet ordinanca gjinekologjike nga një mërgimtar shqiptar
Sun 12 May 2013 - 18:41
Hallall ju Qoft eshte per ta pershendetur... me kesoj njerez kemi te drejt te mburemi si Popull ...
-I urojm sukses ne pune ...
-I urojm sukses ne pune ...
- BlerooKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1333
Anetaresuar : 15/04/2013
Re: Cyrih: Hapet ordinanca gjinekologjike nga një mërgimtar shqiptar
Sun 12 May 2013 - 19:10
Suksese ne pune, atje do te kesh me shume punu se ne Kosove ahaha
Re: Cyrih: Hapet ordinanca gjinekologjike nga një mërgimtar shqiptar
Sun 12 May 2013 - 19:34
I lumte e suksese i urojme,per te tilla urojme te degjojme te hapen e ne Shqiperi sa me shume shkolla,spitale,etj ne menyre qe ti sherbejne popullit per nevojat qe kane se per kisha e xhamia luten edhe ne shpite e tyre njerezia mjafton te kene besimin brenda tyre...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|