Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

41-vjeçarja ka mbytur 5 bebet e saj? Empty 41-vjeçarja ka mbytur 5 bebet e saj?

Sat 3 Nov 2012 - 17:26
41-vjeçarja ka mbytur 5 bebet e saj? A5c0c_rrrProkuroria polake ka njoftuar se një grua është arrestuar nën dyshimin se ka mbytur pesë foshnjat e saj të porsalindura.

Prokurorja Maria Kudiba ka deklaruar sot se e dyshuara është 41-vjeçarja Beata Z., e cila do të mbahet në paraburgim së paku tre muaj për shkak të hetimeve.

Sipas prokurores Kudiba, e dyshuara e ve ka lindur tetë foshnja në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 2012, dhe vetëm 2 prej tyre janë në jetë.

Trupat e katër foshnjave të vdekura janë gjetur në fermën e të dyshuarës Beata në fshatin Hipolitovo, ndërsa hetuesit janë në kërkim të trupit të pestë dhe po përpiqen të vërtetojnë fatin e foshnjës së gjashtë.
Punonjësit socialë kanë alarmuar policinë, pasi nuk kishin parë foshnjën e lindur ndonëse Beata Z. kishte qenë shtatzënë.

Hetuesia ka refuzuar të spekulojë lidhur me motivet e këtij rasti, ndërsa Polonia ka një ligj të ashpër kundër abortit, transmeton AP.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

41-vjeçarja ka mbytur 5 bebet e saj? Empty Re: 41-vjeçarja ka mbytur 5 bebet e saj?

Sat 3 Nov 2012 - 18:18
Kur nuk ka fuqi ekonomike t'i rriti me mire te mos t'i lindi, pse i lindi?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi