Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

10 këshilla për të pasur një zemër të shëndoshë  Empty 10 këshilla për të pasur një zemër të shëndoshë

Sun 4 Nov 2012 - 15:31
10 këshilla për të pasur një zemër të shëndoshë  Keshilla31-300x199

Lere Duhanin. Te lesh duhanin është gjeja e vetme me e rëndësishme qe njeriu mund te bej për te jetuar me gjate. Nëse jeni duhanpirës ju keni gjasa dy herë me shume te keni sulm ne zemër se sa joduhanpiresit. Dhe me momentin qe ndaloni te pini duhan rreziku i sulmit ne zemer fillon te zvogëlohet. Pra, MOS PI DUHAN, HA BANANE!

Zvogëlo marrjen e kripës. Kripa e tepert shkakton rritjen e presionit t gjakut gje qe rrit rrezikun e zhvillimit te sëmundjeve koronare te zemres. Rri larg ushqimeve te kripura dhe shikoj gjerat para se t’i blesh nëse kanë përmbajtje te lart te kripës. E ndoshta edhe gjerat qe ne duken te shëndetshme kanë sasi te lart te kripës kështu që shiko përmbajtjen e tyre.

Kontrollo dietën. Një dietë e shëndetshme ju ndihmon te zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjes se zemrës dhe gjithashtu mund te ju ndihmoj te rrisni mundësinë e mbijetimit te sulmit te zemrës. Duhet te provoni te keni dijet te balancuar qe përmban sasi te mëdha frutash dhe perimes, peshk, dhe ushqimet sikur buka e zeze apo e plote, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve sikur biskota, tortës, brumërave te ndryshme, produkteve te qumështit qe janë me doze te larte te yndyrës se ngopur (saturated) dhe sheqerit.

Monitoro Alkoolin. Shume alkool mund te dëmtojë muskujt e zemrës, rrit shtypjen e gjakut dhe shpien ne shtim te peshës. Pirja nga qejfi rrit rrezikun e sulmit ne zemër kështu që ju duhet te përqendroheni te kufizoni pirjen e alkoolit në një apo dy gote ne dite.

Behu aktive. Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje te mund te pompoj gjake ne menyre efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet te synoni te sterviteni intensivisht se paku për 30 minuta ne dite. Nese kjo ju duket shume fillo ngadalë dhe gradualisht shko duke e ngrite. Te jesh ne forme apo fit – siç thonë anglisht – jo vetëm qe ndihmon shëndetin fizik tuaj, por, gjithashtu, përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj. Për më shumë lexo 7 të mirat shëndetësore të aktivitetit të rregullt fizik.

Kontrollo peshën. Numri i njerëzve qe janë mbipeshe po ngrihet shpejt dhe gati gjysma e popullatës së rritur është me mbipeshë. Te bartesh me vet peshe ekstra ne mase te madhe ndikon ne shëndetin tuaj dhe rrit gjasat për gjendje jete kërcënuese sikur sëmundjet koronare te zemrës dhe diabeti. Nëse jeni mbipeshe apo i trashe fillo ngadalë me ndryshime ne at se çka hani dhe provoni te bëheni me aktive.

Kontrollo shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Sa me e larte shtypja e gjakut aq me e shkurte është jeta juaj. Njerëzit me shtypje te larte te gjakut kanë gjasa shume me te mëdha te sulmit ne zemër dhe goditjes (pikës ne tru). Nivelet e larta te kolesterolit ne gjak – te prodhuara nga mëlçia nga yndyrat e ngopura – mund te shpien ne depozitim të yndyrave ne arterie dhe kështu rrisin rrezikun për sëmundje koronare te zemrës, goditjes dhe sëmundjeve tjera qe prekin qarkullimin e gjakut. Ju mund te ndihmoni vetes duke e zvogëluar nivelin e kolesterolit me stërvitje dhe duke ngrenë ushqime me shume fibër sikur fasulet, perime bishtanjore, arrat, shume fruta dhe perime.

Mësohu te menaxhosh nivelet e stresit. Nese e shihni se gjerat po ju bin mbi koke ju ndoshta deshtoni te hani si duhet, pini shume duhan dhe alkool dhe keto mund te rrisin rrezikun e sulmit ne zemër. Mëso te menaxhosh stresin kur ju duket se gjithçka po shkon mbrapsht.Provote meditosh. Meditimi njihet ne ter boten si qetësues dhe bari me i mire ndaj stresit.

Kontrollo historinë e familjes. Nëse nje i afërm i juaji është afër zhvillimit te sëmundjes koronare te zemrës nga pirja e duhanit, shtypja e larte e gjakut, kolesterol te larte, mungesë se aktivitetit fizik, mbipesha dhe diabeti, atëherë edhe ju mund te jeni ne rrezik.

Sigurohu qe i njihni sinjalet e sëmundjes koronare të zemrës. Shtrëngimi apo siklet ne gjoks, qafe, krahë apo stomak te cilat vine kur mundohesh nga ndonjë punë e rëndë dhe ikin kur je i pushuar mund te jen shenjat e para te angines, e cila mund të të shpie deri te sulmi ne zemer nëse nuk trajtohet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi