Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë Empty Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë

Sun 4 Nov 2012 - 16:41
Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë 306277_104796412987350_999863531_n-300x199Janë një ndër grupe më të suksesshme në Shqipëri. Ndër konkurrentët më të spikatur të sezoni të parë të x Factor,që pushtuan menjëherë zemrat e publikut shqiptar duke merituar duartrokitjet dhe brohoritjet e tij. Tre djem,me një talent, origjinalitet e thjeshtësi të jashtëzakonshme,rrezatues mirësie e dashamirësie për artin,të cilët për një kohë fare të shkurtër arritën të shkonin shumë larg,të pushtonin skenat e spektakleve,sheshet e qyteteve, stadiumet dhe me plot gojë mund të them ky është vetëm fillimi,ata sapo kanë nisur të shkëlqejnë.



Jorgji Bello,Ilsi Ademi,Gerald Murrja vijnë një rrëfim të shkurtër,ku tregojnë për lidhjet e para me muzikë,eksperiencën e tyre në X Factor,projektet si dhe premtojnë që shumë shpejt do të vijnë me një këngë të tyren.

Cilat kanë qenë lidhjet e para me muzikën?
Jorgji: Kam filluar të këndoj që kur isha tepër i vogël,por gjithmonë këndoja fshehtas,herë ne tualet,herë në dhomën time. Megjithëse s’preferoja askënd si publik,nëpër ëndrra e shija veten duke kënduar në skenat botërore,përballë duartrokitjeve të pareshtura të publikut. Tani kur i risjell ndërmend,këto kujtime me vjen paksa të qesh,por kam arritur të kuptoj se përpos faktit që kam qënë pak i turpshëm,më pëlqente të këndoja i vetëm sepse doja të isha vetëm unë dhe muzika,i zhytur totalisht në botën e saj,kuptimplotë për mua.
Ilsi: Me sa arrij të kujtoj për herë të parë kam filluar të këndoj në moshën 10 vjeçare,në një konkurs të zhvilluar në shkollë e që prej atëherë nuk kam reshtur së kënduari ,duke marrë pjesë festivalet mbarëkombëtare të Shkodrës për fëmijë.

Geraldi: Të them të drejtën as qe e kisha,çuar nëpër mend se një ditë do të bëhesha këngëtar. Pasionet e mija kanë qënë gjithmonë futbolli,volejbolli. Shpesh ëndërroja të bëhesha çiklist ,madje edhe sot kam një numër të madh biçikletash në shtëpi. Por ja që parashikimet nuk janë gjithmonë të vlefshme, ndodhi që një ditë, për herë të parë në jetën time,të këndoja në shkollë midis qindra nxënësve dhe të kuptoja se edhe muzika është një ndër pasionet e mija. Me sa mbaj mend isha tepër i emocionuar ,pasi s isha mësuar të isha në qendër të vëmendjes,megjithatë mund të them që si interpretimi im i parë përpara një publiku kaloi shumë mirë.
E kini të trashëguar talentin apo ?/Merret dikush tjetër në familjen tuaj me muzikë?
Jorgji: Dikur, daja im Zizo Fuqi,ka qenë një bariton tepër i talentuar,që me talentin tij,veçanërisht me interpretimin e këngës “Për ty atdhe “ emocionoi dhe e bërë publikun ta duartrokasë pa pushim, por për shkak të sistemit politik të vështirë,iu desh të kalonte vështirësi të mëdha që e larguan nga skena, megjithatë ai vazhdon të mbetet në shpirt,një artist i madh dhe kjo më bën të ndihem krenar për të. Më bën të ndihem krenar për të gjithë të afërmit e mi, të cilët më ushqyen me dashurinë për artin e muzikën, respektin dhe mirësinë, të cilëve u dedikoj të gjithë suksesin tim.
Ilsi:Jo talentin nuk e kam të trashëguar, prindërit e mi dhe të afërmit kanë profesione të cilat nuk kanë fare lidhje me muzikën apo artet në përgjithësi, megjithatë kanë qenë përkrahësit e mi më të mëdhenj,dhe kanë mundësuar të jem ky që jam sot.
Geraldi: Në rrethin tim familjar më cilësojnë si rast unikal, pasi asnjëri prej tyre nuk është marrë ndonjë herë me muzikë, apo të ketë pasur lidhje më parë me artin. Prandaj si mund të thuash ata janë gjithmonë sy e vesh tek unë, kujdesen deri në detajin më të vogël për të më bërë të ndihem mirë dhe për tia dalë mbanë në rrugën time drejt suksesit.
Kur vendosët të merrnit pjesë X Factor dhe cilat janë momentet më të bukura që kujtoni nga ky spektakël?
Jorgji: Fillimisht e pashë X Factor si një mundësi,për të realizuar ëndrrën time të vetme që në fëmijëri,të kënduarit në një skenë madhe ,përballë një publiku. Një vendimin i cili rezultoi krejtësisht i sukseshëm.
Hmm…Momenti më i bukur?Nuk do të mundja të veçoja asnjë, pasi X Factor në tërësi është një prej kujtimeve më te bukura për mua, madje sikur të më jepej mundësia të riktheheshin edhe njëherë në ato kohë, unë do isha i gatshëm t’ia filloja nga e para.
Ilsi: Që në momentin e parë që mësova që ky produksion madhështor,X Factor do të zhvillohej në Shqipëri ,doja me patjetër të merrja pjesë,tu tregoja të gjithëve talentin tim. Momente të bukura kam shumë, por do të veçoja emocionet e 16 netëve live, të cilat kanë qenë të pa përshkueshme me fjalë.
Geraldi: Pjesëmarrja për mua në X Factor ka qënë krejtësisht një rastësi,pasi nuk kisha në plan të bëhesha këngëtar. Asokohe sapo kisha filluar të përmbushja një ndër ëndrrat e mija të fëmijërisë,isha pranuar në skuadrën profesioniste të Partizanit dhe kisha arritur rezultate mjaft pozitive,me pak fjalë gjithçka po shkonte shumë mirë. Ditën që do të bëheshin audicionet e x factor ,për Tiranën,miku im me të cilin studionim së bashku në liceun artistik,Eraldi,më kërkoi që edhe unë të merrja pjesë në konkurrim. Fillimisht e refuzova,por pas këmbënguljes të tij vendosa të konkurroja. Me pak fjalë kështu nisi dhe rrugëtimi im në X Factor.
Çdo çast,minutë,sekondë e kaluar në x Factor kishte bukurinë dhe veçantinë e vetë, sa s o dijë se kë të veçoja,sepse e gjithë X Factor ishte një mrekulli më vetë,jo vetëm për aspektin artistik pasi shkuam deri në katërshen më të mirë,por edhe nga ana njerëzore sepse aty bëra shumë miq të rinj,veçanërisht Ilsin dhe Jorgjin,dy pjesëtarët e tjerë të grupit,që janë vërtet të mrekullueshëm.
A u erdhi keq qe nuk arritët te preknit dot finalen edhe pse ishit shumë pranë saj?
Jorgji:Çdo artist lufton për diçka,ne (Classic Boys) thjesht kërkonim të kthenim vëmendjen e publikut tek muzika klasike dhe tu tregonim se ajo ende ka gjallëri. Misionin tonë siç duket e kryem me sukses,e ndoshta prandaj finalja nuk ka shumë rëndësi.
Ilsi: Po normalisht që na erdhi keq,veçanërisht unë jam mërzitur më shumë,jo për të plotësuar “egon” tonë për të qënë pjesë e finales,por për faktin e vetëm sepse nuk arritën dot të bindnim publikun të na votonte.
Geraldi:Nga i gjithë rrugëtimi ynë në x Factor,mund ta cilësoj si të vetmin dëshpërues,pasi ishim shumë pranë finales,por nuk mundëm ta preknim atë. Megjithatë këtë moment të vështirë arritëm ta suprtonim shpejt dhe të vazhdonim së bashku (Classic Boys) rrugëtimin tonë artistik.
Si ndikoi x factor në jetën tuaj?
Jorgji: X Factor na hapi shumë rrugë,që për ne ishin ëndrra të parealizuar.
Geraldi: X Factor më ka ndryshuar totalisht. Asgjë në jetën time nuk është si më parë. Kam njohur njerëz të rinj,shumë prej tyre janë miqtë e mi tashmë. Kur kaloj në rrugë njerëzit me shohin me një sy tjetër jo si më parë, kthejnë kokën dhe i dëgjoj tek pëshpëriti midis tyre “Ai është Geraldi i X factor”.E në të tilla momente ndihem tepër i emocionuar,një ndjesi për të cilën nuk gjej fjalë për ta përshkruar.
Shpesh ndodh që grupet pa një periudhe kohore ndahen, a mund të ndodhë kjo gjë,ndonjëherë me Classic Boys?
Ilsi:Jeta është plot të papritura,asnjëherë nuk i dihet,momentalisht jemi dhe duam të qëndrojmë bashkë.
Zakonisht gjatë verës këngëtarët janë të angazhuar me koncerte, më tregoni pak si ka qenë kjo verë për ju në aspektin profesional?
Jorgji: Gjatë verës kemi qenë pjesë e një turi nëpër trevat shqiptare,të cilat na kanë afruar akoma më shumë me publikun dhe na mundësuan të ndjemë ngrohtësinë e tij.
Ilsi: Po kemi marrë pjesë në koncertet që X-Factor summer tour zhvilloi nëpër disa qytete të ndryshme të vendit tonë,kanë qënë ditë të bukura dhe shumë emocionuese pasi ishim sërish përballë publikut.
Suksesi juaj nuk u ndërpre me përfundimin e x factor,aktualisht jeni pjesëmarrës në 100 vjet muzikë krahas këngëtarëve më të mëdhenj të muzikës shqiptare,si ndiheni përkrahë tyre dhe si po ju duket rikthimi në skenë?
Jorgji: Po,aktualisht marrim pjesë në spektaklin “100 vjet muzikë”,ku një prej organizatorëve të këtij produksioni është Profesor Pandi (Pandi Lacoi),trajneri ynë në XFactor, të cilin gjej rastin ta falënderoj,për gjithçka ka bërë për ne dhe vazhdon të bëjë duke na përkrahur në çdo moment. Fal tij sot këndojmë përkrah këngëtarëve të mëdhenj të muzikës shqiptare,nga të cilët japim dhe marrim dashuri.
Ilsi: Të këndosh përkrah këngëtarëve ikonë është e mrekullueshme,sidomos për ata të cilët afirmohen dita ditës siç jemi ne përshëmbull.
Në ndeshjen Shqipëri-Slloveni kënduat himnin kombëtar,ku siç duket rezultuat fatsjellës për kombëtaren,si ishte për ju kjo eksperience,emocionet që ndjetë dhe a do të donit ë përsëritej sërish?
Jorgji: Ishte një emocion i papërshkrueshëm me fjalë “i paparë”.Një ndjesi krenarie e cila rritej brenda nesh,sepse ne ishim aty,përballë mijra shikuesve,kënduam këngën më të çmuar për kombin shqiptar, Himnin e flamurit,në një moment kur kombi dhe kombëtarja jonë kishin nevojë për suportin tonë.
Ilsi: Në momentin e parë që na u bë ftesa nga tenori i madh,Kastriot Tusha,për të kënduar përkrahë tij,himnin e flamurit,në ndeshjen decizive për ardhmërinë e kombëtares tonë dhe te fundit ne stadiumin e vjetër,fillimisht na u duk e pabesueshme,por padyshim që e pranuam me gëzim të madh ftesën.
Geraldi: As në ëndërrta më të e mija më të bukura nuk e kisha menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Po këndonim para mijra tifozëve të zjarrtë,miliona teleshikuesve në mbarë botën, këngën më të bukur,himnin Kombëtar. Gjithçka ishte si një ëndërr e vërtetë,për përjetimin e së cilës mund ta quajmë veten me fat.

Jeni të talentuar,kini zëra brilant, gëzoni mbështetjen e publikut të gjitha moshave,si ka mundësi atëherë që jeni kaq të thjeshtë në sjelljen tuaj?
Jorgji: Kësaj pyetje do ti përgjigjem shkurt:”Classic Boys janë dhe do të mbeten ata tre djemtë e thjeshtë dhe të respektueshëm”
Geraldi: Të jesh kokulur dhe të fokusohesh vetëm tek puna është çelësi i vetëm për të arritur suksesin. Personalisht i qëndroj një shprehje “Mos harro ti përshëndesësh njerëzit kur po ngjit shkallët e suksesit se do ti takosh përsëri kur ti zbresësh ato”. Prandaj gjithmonë përpiqemi të jemi fjalë pak, punë shumë.

Thonë që fama ndonjëherë bëhet e bezdisshme ,ju si i kini raportet me të?U ndodh shpesh tu ndalojnë njerëz në rrugë,çfarë ju thonë përgjithësisht ata?
Jorgji: (Qesh) Fama është diçka e bukur, por që duhet të mësohesh të jetosh më të. Personalisht nuk e kam fare problem, madje bisedoj për gjithçka nëse më ndalin në rrugë,pasi është minimalja që mund të bëj si shenjë falënderimi për mbështetjen e tyre.
Geraldi: Përkundrazi është diçka tepër e bukur, një emocion më vetë, i cili na bën të ndihemi akoma më krenar për suksesin tone dhe sigurisht marrim atë që kanë më shumë nevojë artistët, suporitin moral nga publiku .
Tani gjithë simpatizuesit tuaj kam bindjen se kanë një pyetje:Kur do ti shohim Classic Boys me një këngë të tyren?
Jorgji: Aktualisht jemi në punim të një këngë,nga e cila shpresojmë dhe besojmë të shkruajmë një copëy sado fare të vogël të historisë së muzikës Shqiptare
Geraldi: Kënga jonë e parë do të linçohet së shpejti, ju premtojmë që ne, Clasic Boys, do të vazhdojmë rrugën tonë, deri sa zëri të na ndalet.
Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë Classic-boys4-300x199Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë Classic-boys5-300x199Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë Classic-boys61-300x225Classic Boys,yjet që kanë nisur të shkëlqejnë 231-300x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi