Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A kemi qëndrime ekstreme? Empty A kemi qëndrime ekstreme?

Tue 6 Nov 2012 - 13:23
Dr. Selman Aude

Kjo është një pyetje e cila na vendos përballë çiltërsisë me veten. Mënyra më e mirë për të fituar betejën është kur e fiton atë paraprakisht me veten. Niveli më i lartë i trimërisë është ai me veten. Trimëritë e zemrave janë të shumta, kurse ato të mendjes dhe arsyes të pakta. Çdo shoqëri dhe komunitet ka cilësi dhe karakteristika të cilët asnjëherë nuk mund të jenë ideale.

Kur shoqëria jonë është ekstreme në disa metoda, analiza dhe standarde kjo nuk do të thotë se një shoqëri tjetër fqinje apo e largët, është e mbrojtur dhe nuk ka asnjë të metë, jo domosdoshmërish ekstremizim, por mund të ketë përçarje apo indiferentizëm.

Ka popuj e kombe, që ekstremizmin e shfaqin tek ruajtja e identitetit, duke e shndërruar veten në burg karshi dinamizmit njerëzor. Sakaq, të tjerë janë krejtësisht indiferentë ndaj identitetit, saqë nuk u mbetet asnjë tipar dallues.

Ato shoqëri, identiteti i të cilave është në rrezik, kërkojnë përpjekje gjigande të vazhdueshme dhe të sinqerta për ruajtjen e identitetit. Ashtu siç u lipset shoqërive të mbyllua, të izoluara dhe ekstreme, përpjekje gjigande dhe të pandashme për ti tërhequr drejt rrethit të së mesmes së artë, ekuilibrit dhe aftësisë për të pikasur të metat dhe gabimet e vetes. Prandaj, sa herë që dikush na flet për këtë temë, i paraprijmë me pyetjen: A edhe ti je i tillë? Sikur duam ti ikim dëgjimit të vërejtjeve, duke e projektuar tek të tjerët. Supozo se kritiku është kundërshtari, armiku apo dashakeqi yt, përse nuk përfiton nga vërejtjet dhe kritika e tij, sipas rregullit: “Zoti e mëshiroftë dikë që më tregon të metat!”

Ekstremizmi është një tendencë njerëzore, ku ndërthuret politika me shoqëroren dhe ekonomiken, retorika e të cilës herë ashpërsohet e herë zbutet.

Ne i shohim partitë e majta, fanatike dhe ekstreme në Evropë që e fitojnë raundin herë pas here. Ato bazohen në nxitjen e urrejtjes së njerëzve kundër emigrantëve, Islamit dhe simboleve Islame. Kështu, shohim që në Gjermani dhe në shumë vende të Evropës është përhapur frikshëm fobia ndaj islamit.

Sigurisht që nga ekstremizmi mund të dalin rryma që ushtrojnë dhunë, konfiskojnë të drejtat e të tjerëve dhe i nxjerrin nga feja. Rryma të tilla duhen luftuar dhe për këtë duhet konsensusi i të gjithëve, pasi është një zhvillim i papranueshëm dhe që nuk përkon me parimet e përgjithshme të sheriatit që garantojnë besimin, jetën, pronën, nderin dhe mendjen.

Ekstremizmi s’ka përse të shndërrohet në gjuhë me të cilën ironizojmë dhe shajmë të tjerët, pasi kështu thjesht i nxisim në këtë qëndrim. Etiketimin si ekstremist, mund ta përdorim si përshkrim të një realiteti konkret, që e bën tjetrin ta pranojë. Dikur imami i devotshmërisë, Sufjan Theurij, i cili njihet me nofkën “Prijës i besimtarëve” në shkencën e hadithit pat thënë: “Dija është lehtësimi i shoqëruar me besim. Sakaq ekstremizmin dhe shtrëngimin e perfeksionin kushdo.”

Ebu Xhafer Elmensur i pat thënë imam Malikut: “Harto një libër të traditës profetike dhe jurisprudencës, ku të mënjanosh lehtësirat e Ibnu Abasit, shtrëngimet e Ibnu Umerit dhe gjykimet jonormale të Ibnu Mesudit.”

Drejtësia kërkon që një rrymë e caktuar sociale të mos e mbrojë me fanatizëm një qëndrim si të ishte alternativa e vetme, sikur të ishin zëdhënësit e rrallë të fesë dhe përkushtimit ndaj vlerave. Vetë sheriati islam është sheriat i diversitetit ku do të mjaftonte fakti i katër shkollave juridike, shtatë juristëve më të mëdhenj etj. për të kuptuar pasurinë dhe hapësirat që ofron jurisprudenca islame, paralelisht me ndryshimet dhe zhvillimet e aktualitetit, pa e përjashtuar tjetrin.

Ne s’kemi përse ta përjashtojmë askënd me pretekstin se është ekstremist e për rrjedhojë ta privojmë nga të drejtat e tij fetare dhe jetësore, përderisa ai shpreh mendimin e tij në mënyrë paqësore dhe pa shenja agresiviteti.

Asnjë rrymë s’ka të drejtë, ekstremiste apo jo, të zaptojë skenën dhe të imponohet si referenca e vetme absolute. Drejtësia i jep secilin të drejtat e tij. Studimet, hulumtimet dhe ixhtihadi i dikujt nuk është mendim unanim (ithma) që u imponohet atyre që kanë aftësitë e ixhtihadit apo qoftë dhe ndjekësve të thjeshtë.

Globalizmi, hapja dhe shkëmbimet kulturore, informatike dhe mediatike do të lënë gjurmë të thella në mendjet, sjelljet dhe vizionet individuale dhe kolektive. Është pjesë e urtësisë që të mos e injorojmë këtë ndikim gjigand të mbështetur nga teknologjia më moderne, e cila i flet psikologjisë së njeriut dhe depërton gjer në thellësitë e saj.

Nuk është aspak e vështirë të takohemi, të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të bisedojmë rreth atyre që thuhen në kanalet satelitore dhe internet, të shoqëruara me butësi, sinqeritet, qëllim të mirë dhe dashamirësi. Kjo do e lehtësonte dhe zbuste maksimalisht ftohtësinë dhe gjuhën konfliktuale.

Askush përveç Zotit nuk e di çfarë u ka rezervuar e ardhmja njerëzve dhe cilat janë sfidat që do i surprizojnë. Asgjë nuk është e përhershme dhe çdo kohë ka problematikën e saj. S’ka përse të merremi me degët, duke harruar shikimin e gjithë pyllit. Le ti kushtojmë ca mund edhe të ardhmes, me shpirt kolektiv dhe atdhetar.

Ne kemi të drejtë të ëndërrojmë për sjellje, morale dhe mendim të një niveli të lartë i cili na bën të zgjedhim me vullnet të lirë që të jemi bashkë ngase kjo është alternativa më e mirë për besimin dhe jetën tonë. Kjo ëndërr nuk do të realizohet përderisa nuk e lehtësojmë ashpërsinë e egoizmit dhe fanatizmit krahinor, rajonal, fisnor, ideologjik etj. duke u dhënë të tjerëve pjesë nga mendimi ynë, si dhe duke besuar në të drejtën e tyre për ekzistencë dhe shanse. Ne duhet të qëndrojmë mbi ndjesinë e nënshtrimit, privimit dhe kthimit të kokës nga e shkuara e afërt apo e largët, si të ishim duke pritur rastin për tu hakmarrë dhe shuar dufin e urrejtjes.

“Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (Enbija, 92)

“Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (Kasas, 83)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi