Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Aspirina, pse tani duhet ta quani ‘pilula e mrekullisë’ Empty Aspirina, pse tani duhet ta quani ‘pilula e mrekullisë’

Tue 6 Nov 2012 - 14:22
Aspirina, pse tani duhet ta quani ‘pilula e mrekullisë’ 521646_527324800612279_1016498416_n

Sa më shumë e studiojnë, aq më tepër i zbulohen përfitimet. Tre studime të këtij viti kanë sugjeruar se një aspirinë në ditë kontribuonte për të larguar rrezikun e tumoreve. Ndërsa, pak ditë më parë, disa studime të tjera kanë shtuar se konsumi i rregullt i këtij ilaçi redukton vdekshmërinë përsa i takon kancerit të prostatës. Për më tepër, acidi acetilsalicilik, që është vepruesi kryesor tek aspirina, duket se është në gjendje të ngadalësojë rënien cerebrale të grave të moshuara.
Përsa i takon tumorit në prostatë, i shndërruar në “gogol” për të gjithë meshkujt mbi 50 vjeç, mund të thuhet se një analizë mes 6 mijë burrave me neoplasi tregon se mes atyre që merrnin aspirinën, vdekshmëria për 10 vitet e ardhshëm ishte 3%, kundrejt 8% të atyre që nuk e kishin konsumuar ilaçin. Ndërsa, në lidhje me gratë, është vërtetuar plotësisht se një aspirinë në ditë ngadalëson rënien cerebrale të “plakave”, që janë në rrezik të sëmundjeve kardiovaskulare. Këtë e ka konfirmuar “British Medical Journal”, që ka cituar një analizë suedeze mbi 500 gra mes 70 dhe 92 vjeçëve. Në këtë rast, roli mbrojtës i ilaçit duket i lidhur me aftësinë për të luftuar ndezjet, e përfshira në sëmundjet kardiake, po ashtu si në degjenerimet e trurit.
Pas kësaj mund të mos jetë një ide e keqe të mendohet aspirina si një parandalim anti-kancer, anti-kancer në prostatë, apo anti-plakje. “Duhen vlerësuar përfitimet, krahasuar me rreziqet e mundshme – paralajmëron Silke Kem, një nga autorët e studimit suedez -. Nuk dimë ende se cilët mund të jenë rreziqet afatgjata të një konsumi të përditshëm dhe për një kohë të gjatë të aspirinës”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi