Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aspirina bllokon përhapjen e tumoreve Empty Aspirina bllokon përhapjen e tumoreve

Sun 26 Feb 2012 - 2:26
Aspirina bllokon përhapjen e tumoreve Aspirina-300x199Aspirina ka efekte pozitive në luftën kundër kancerit. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish australianë.

Studimi i kryer nga ekipi i Melbourne Peter MacCallum Cancer Center, i drejtuar nga Steven Stacker, është publikuar në revistën “Cancer”. Sipas Stacker, molekulat si aspirina mund të jenë efektive në reduktimin e zgjerimit të enëve të gjakut, duke bërë në këtë mënyrë që aftësia e tumorit për t’u përhapur në organizëm të zvogëlohet.

Me fjalë të tjera, aspirina vepron si bllokuese e “shtegtimit” të sëmundjes përmes enëve limfatike, rrugët në të cilat qelizat kancerogjene përhapen zakonisht.

Zbulimi i ekipit australian mund të bëhet baza e terapive të reja onkologjike apo ilaçeve që bllokojnë zhvillimin e masave tumorale.

Këto medikamente të reja mund të luftojnë me sukses përhapjen e tumorit të gjirit apo prostatës, por mjekët theksojnë se aspirinia nuk duhet të përdoret si ilaç parandalues për tumoret. / Përgatiti: Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi