Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet “droga” e tumoreve Empty Zbulohet “droga” e tumoreve

Fri 8 Feb 2013 - 20:20
Zbulohet “droga” e tumoreve Kanceri-Një proteinë që nuk mund të ekzistojë në kushte normale, fryt i një përzierjeje vdekjeprurëse, është në gjendje të shpërthejë një tumor, ta ushqejë atë dhe ta lidhë pas vetes, duke e vënë plotësisht nën varësi.

Por kjo mund të bëhet edhe një “thembër Akili” për tumoret: duke goditur atë mund të sulmohet “zemra” e kancerit. Mekanizmi, i përshkruar në revistën “Science”, është zbuluar në tumorin më agresiv të trurit, glioblastomës, që mendohet të jetë në bazë të formave të tjera tumorale. Zbulimi, që lejon revolucionarizimin e terapisë duke e bërë gjithmonë e më të personalizuar, është bërë nga grupi i “Columbia University” të New York, i koordinuar nga Antonio Iavarone dhe Anna Lasorella.

Sipas Iavarone eksperimentimi mbi njeriun mund të bëhet së shpejti, sepse medikamenti po përdoret kundër një forme leuçemie, shkruan Shqip.

Për autorët e studimit nuk ka dyshim se po shkohet gjithmonë e më tepër drejt mundësisë për ti përcaktuar tumoret malinje, si sëmundje gjenetike dhe jo si sëmundje të lidhura me një organ. “Droga” e tumoreve quhet FGFR-TAÇ, prej inicialeve të dy proteinave prej nga kanë origjinën.

Zbulimi është bërë fal një algoritmi të shpikur nga eksperti i “Bioinformatica”, Raul Rabadan, që ka lejuar analizimin e hartës së ADN-së së tumorit.Shqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi