Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

40 % e tumoreve nga viruset, vaksina për të parandaluar kancerin Empty 40 % e tumoreve nga viruset, vaksina për të parandaluar kancerin

Mon 19 Mar 2012 - 1:41
40 % e tumoreve nga viruset, vaksina për të parandaluar kancerin VirusiKanceri, një nga sëmundjet me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë mund të parandalohet me anë të vaksinimit, raporton agjencia e lajmeve.
Në këtë përfundim kanë arritur disa shkencëtarë suedezë, pas një studimi për origjinën e shfaqjes së sëmundjeve tumorale.
Sipas tyre 40 % e tumoreve, përfshi ato të kokës dhe leuçeminë shkaktohen nga viruset.
Nuk është një zbulim i ri, por deri dje shkencëtarët besonin se vetëm 10% e tumoreve kishin origjinë nga viruset, çka kishte orientuar në një tjetër drejtim studimet për parandalimin e tyre.
Viruset më të njohur të sëmundjeve onkologjike janë variacione të caktuara të Human Papilloma Virus (HPV) përgjegjës për kancerët e mitrës, të anusit, gojës, hepatiti B dhe C si dhe viruset, që shkaktojnë kancerin e mëlçisë dhe një tjetër virus i lidhur me kanceret e gjakut dhe sistemit limfatik.
Shkencëtarët nga Instituti Karolinska në Suedi, zbuluan javën e kaluar një përqindje të madhe të gjurmëve të kancerit të zakonshëm që shfaqet në trurin e fëmijëve.
Laureati i çmimit “Nobel”, prof. Harald Tsouri Chaouzen, i cili së bashku me kolegët e tij zbuloi 80 korrelacione të kancerit të qafës së mitrës është i bindur se zbulimet e mëtejshme do të nxjerrin në pah sesi janë të lidhura viruset me kancerin e gjirit, të lëkurës e mushkërive.
Pas këtyre zbulimeve do të lindë nevoja e vaksinimeve që do të parandalojnë shfaqjen e këtyre viruseve që më pas shkaktojnë edhe sëmundjet tumorale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi