- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Misteri dhe legjenda e Tutankhamun
Tue 6 Nov 2012 - 14:39
Tutankhamun pa dyshim, sot është Faraoni më i njohur i Egjiptit.
Megjithatë, para zbulimit të varrit të tij në Luginën e Mbretërve ishte vetëm një version i vogël i dinastisë 18.
Tutankhamun, lindi në vitin 1347 para erës së re dhe vdiq papritur në moshën 18-vjeçare.
Shkaqet e vdekjes së tij ende dhe sot nuk janë të qarta.
Një dëmtim traumatik të trurit, që u diktua gjatë studimit të mumies me Rreze X, dëshmon se vdekja e tij ishte e dhunshme, por askush nuk mund të thotë me siguri nëse ishte një tentativ vrasje apo aksident.
Varri i tij u zbulua më 4 nëntor të viti 1922 nga arkeologu Britanik Howard Carter dhe sarkofagu u hap në 16 shkurt të viti 1923. Ishte varri i parë mbretëror që u gjend asylitos, fakt që dërmonë legjendën e mallkimit që e shoqëronte. Carter, citon alb-observer.com, si një shkencëtar i shquar e refuzoi këtë gjë që në momentet e para.
Hamedohet se rrënjët e kësaj legjende gjenden në një roman: “I Humbur në Piramidë: Mallkimi i Mumies”, që u shkruajtë nga Louisa May Alkot në vitin 1896. Si teori u ushqye nga disa artikuj të asaj kohe, të cilat fokusoheshin në vdekjet e njerëzve që implikoheshin në gërmimet që kryheshin, siç Lordi Karnarvon, i cili financonte dhe ekspeditën.
Megjithatë, një studim i ri i epidemiologut Mark Nelson, i Universitetit të Australisë, duket se sipas përbërësve të mumies, nuk kishte asgjë të mistershme, që mund ët mbështes këtë legjendë. Nga 24 njerëzit që u ekspozuan në të ashtuquajturën Mallkim, vdiqën vetëm 6 prej tyre, shumë më pak nga të mbijetuarit. Madje, askush nga të vdekurit nuk ishte nën moshën 70-vjeçare, kështu që vdekja e tyre nuk mund të konsiderohet si i parakohshëm.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi