Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Misteri i 13 kullave në Peru Empty Misteri i 13 kullave në Peru

Mon 27 Aug 2012 - 12:24
Misteri i 13 kullave në Peru Peru-300x212Pranë një oazi, në një vend parabregdetar e të shkretë në Tsankilo të Perusë, ndodhet njëra prej ndërtesave më të mistershme në kontinentin amerikan – diçka e ngjashme si kështjellë, e ndërtuar në kurrizin e një mali. “Kështjella” përbëhet nga një grup prej 13 kullash, të cilët duket sikur ruhen me këtë mënyrë nga Jugu…

Për nga ana ushtarake, përforcimet nuk janë dhe aq të mira dhe të “mençura”, duke marrë parasysh se kanë shumë hyrje dhe nuk ka asnjë burim uji në brendësi të tyre. Veç kësaj, citon alb-observer.com, kullat janë ndërtuar disa qindra metra nga maja e malit, në vijë të drejtë.Për këtë arsye, arkeologët ofruan në interpretim të ri. Ndoshta ishte një vend faltoresh, apo një vend i observimit të diellit, siç dhe ai në Stonehenge. I vetmi fakt i pathyeshëm, është se kullat kombinojnë në mënyrë perfekte me lindjen e diellit. Pra ato vihen në një vijë të drejtë, gjatë periudhës së verës dhe solstikut dimëror, gjë e cila ka luajtur rol kryesor në shumë civilizime të lashta.
Misteri i 13 kullave në Peru Peru-1Shkencëtarë nga Politeknikumi i Torinos (Politecnico di Torino) në Itali, arritën në të njëjtin përfundim, duke përdorur një program llogaritës, i cili është krijuar për të llogaritur pozicionin e diellit në qiell dhe sasinë e rrezatimit diellor që bie mbi panelet diellore.
Vërtet, pozicioni i kullës së parë korrespondon me agimin e diellit më 21 qershor dhe 21 dhjetor.Gjithashtu, citon alb-observer.com, u vërtetua se hijet e kullave nuk rrëzohen gjithmonë në të njëjtin drejtim, ngaqë kullat gjenden në tropikë dhe gjashtëmujorin e parë të vitit tregojnë për në Veri, ndërsa gjashtëmujorin tjetër për në Jug. Kur dielli është në kulmin e tij, hijet zhduken.
Ndoshta, ngaqë bujqit e lashtë që jetonin aty mblidhnin informacione të dobishme gjatë periudhës së mbjelljes së drithërave.
Por ajo çka vijon të mbetet mister është fakti se pse janë 13 kulla?!/alb-observer.com/

Misteri i 13 kullave në Peru Peru1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi