Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Peru, rritet kultivimi i kokainës  Empty Peru, rritet kultivimi i kokainës

Thu 27 Sep 2012 - 13:16
Peru, rritet kultivimi i kokainës  Kokaina-peru

Në Peru kultivimi i kokës, ingredienti kryesor i kokainës, është rritur për të gjashtin vit rresht, ka njoftuar zyra e OKB-së kundër drogës dhe krimit, UNDOC.

Një raport i ri tregon se 62.500 hektarë tokë janë mbjellë me koka vitin e kaluar, të paktën dy për qind më shumë se në vitin 2010.

Zëdhënësi i UNDOC Flavio Mirella deklaroi se fermerët që prodhojnë lëndën narkotike kanë dyfishuar prodhimin në zonat në kufi me Brazilin dhe Bolivinë.

Një studim i mëparshëm tregonte se prodhimi i kokainës në Bolivi kishte rënë me 12 për qind gjatë vitit 2011. Edhe pse rritja e prodhimit në Peru ishte e lehtë mbikëqyrja konfirmon se kultivimi i narkotikëve po përhapet.

“Nëse do të ngarkosh gjithë atë kokainë në kamionë, atëherë do të të duhen 10 mijë kamionë me kapacitete të mëdha. Bëhet fjalë për një sasi të madhe që shkon direkt për t’u trafikuar”, tha zoti Mirella për BBC.

Përpjekjet e qeverisë peruane për të promovuar kultivimin e produkteve të tjera, si kafeja, po shohin rezultate pozitive, por për të frenuar kultivimin e narkotikëve duhet më shumë.

“Megjithatë, duhet më shumë bashkëpunim dhe një rënie e fortë e kërkesës për kokainë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara që lufta kundër drogës në Peru të jetë më efikase”, deklaroi zëdhënësi i UNDOC.

Edhe pse raporti nuk tregon se sa kokainë prodhohet aktualisht në Peru, vendi konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogave, përkrah Bolivisë fqinje dhe Kolumbisë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi