Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lazarati i bën rezistencë shtetit, vazhdon kultivimi i lëndëve narkotike Empty Lazarati i bën rezistencë shtetit, vazhdon kultivimi i lëndëve narkotike

Wed 4 Jul 2012 - 15:42
Lazarati i bën rezistencë shtetit, vazhdon kultivimi i lëndëve narkotike LazaratiLazarati bëhet sërish protagonist i mosbindjes ndaj ligjit dhe shtetit. Në kohën kur aksioni i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike vazhdon prej javësh, 94 persona kanë tentuar të hyjnë në fshat për të punuar në parcelat e kanabisit. Ata janë ndaluar nga Forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër mbështetur nga FNSH, ndërsa bëhet me dije se 70 prej tyre janë ndaluar ndërsa po tranportoheshin me 5 furgonë drejt Lazaratit ndërsa 24 të tjerë janë ndaluar teksa kanë tentuar të hyjnë në fshatin Lazarat nëpërmjet rrugëve dytësore nga kodrat përballë fshatit.
Policia thekson më tej se të gjitha deklarimet e puntorëve të shoqëruar në ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokastër, do të shërbejnë për nisjen e procedimit penal të gjithe atyre banorëve te cilët tentojnë të kultivojne bimë narkotike. Sipas policisë të gjitha këto fakte dhe prova të tjera ligjore që do të sigurohen nga monitorimi nga ajri dhe nga veprime të tjera me metoda speciale të hetimit do përcillen pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime te mëtejshme proceduriale. Megjithatë akoma nuk thuhet se përse policia është e pafuqishme për të hyrë në fshat…/alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lazarati i bën rezistencë shtetit, vazhdon kultivimi i lëndëve narkotike Empty Re: Lazarati i bën rezistencë shtetit, vazhdon kultivimi i lëndëve narkotike

Thu 5 Jul 2012 - 17:22
Po nuk i ra bomba ta shuaj, nuk vjen ne vete Lazarati!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi