Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kultivimi i frikes Empty Kultivimi i frikes

Tue 24 May 2011 - 17:44
-I nderuar Shekulli" Jemi një grup mësuesish nga Elbasani dhe sinqerisht ju shkruajmë sepse ndihemi të dëshpëruar. Pse mësuesve nuk u kalon paga rregullisht në datën e caktuar? Kemi dhjetëra halle dhe probleme dhe nuk mund të planifikojmë jetesën tonë me këto vonesa që po bëhen rrugë. Ju lutemi, ruani anonimatin e numrit të telefonit.”, do të shqetësohej, do të reagonte apo do të “shpërthente” në mënyrë të ngjashme…
***
Konkretisht, një ndijim tepër negativ, në një plan përgjithësues politik e social, më krijoi fjalia e fundit. Ajo, e shkruar ashtu thjesht, sintetizonte frikën e lidhur padyshim me pasojat (që në variantin minimal është transferimi në nivele më të poshtme, nga qyteti në fshat, nga shkolla e mesme në atë 8-vjeçare, etj., ndërsa në variantin maksimal edhe pushimi nga puna). Dhe, të mos harrojmë, bëhet fjalë për mësues që përgatisin brezin që do të marrë stafetën në vitet e ardhshme.
Pra, edhe pas 17 vjetëve të pretenduara në liri e pluralizëm, si një zhvillim demokratik politik-institucional e social-kulturor, vazhdon të imponohet e kultivohet ndjenja e frikës. Jo me metodat e mëparshme, që mund të mbylleshin dikur me akuza për propagandë anti-parti dhe eventualisht me burgosje, por me mjete ekonomike-financiare, me “pastrim” administrativ e humbje vendi pune, me heqje të “kafshatës” së përditshme…
Ndryshe e thënë, gjithë ato fjalime populiste, deklarata demagogjike e akuza kërcënuese apo pretendime euforike për reforma (pseudo-demokratike), që na shpalosen nga mëngjesi në darkë nga “kontaktorët”, janë thjesht kamuflime për të mbuluar realitetin ende të shëmtuar, për të cilin punojnë, ëndërrojnë e intrigojnë nga mëngjesi në darkë. Dhe një nga synimet e tyre është edhe kultivimi i frikës, me mjete e rrugë nga më të ndryshmet. Bile, pas një përvoje të hidhur të veprimit të drejtpërdrejtë, ata po praktikojnë sot metoda më të stërholluara e më të sofistikuara, të paktën për t’i hedhur pak “pluhur në sy”, më shumë se qytetarëve shqiptarë, vëzhgimit mbikëqyrës ndërkombëtar!
Por kultivimi i frikës, madje intensifikimi i tij në teori e praktikë në ditët tona, është mjaft i rëndë. Ai duhet të ngrejë e të bashkojë fuqishëm zërin demokratik politik e intelektual, zërin qytetar. Sepse një gjë e tillë është sa një ecje e turpshme prapa, po aq dhe e rrezikshme në kushtet e sotme. Jo vetëm për proceset integruese, por dhe për realitetin e zhvillimin tonë kombëtar!
Dhe, mbi të gjitha, të mos harrojmë se në përvojën historike të shoqërisë njerëzore, në përgjithësi, dhe asaj shqiptare, në veçanti, kultivimi i frikës tek qytetari, sidomos atij të punësuar në shtet, është një teknologji pushteti e pushtimi e sistemeve politike jo demokratike e ligjore, e regjimeve autoritare, me prirje, mendësi tipike e realitete konkrete diktatoriale!
Ky ishte dhe shqetësimi i parë i madh, ndijimi reagues ndaj këtij mesazhi, por dhe situatës aktuale, që na “mbulohet” me propagandë e “teori” paqësimi e klime bashkëpunimi, pikërisht në kohën që janë grumbulluar dhe vazhdojnë të përqendrohen të gjitha pushtetet në një dorë të vetme! Por nuk mund të ishte vetëm ky reagimi.

***
Me të njëjtin “intensitet” mund të analizohet dhe aspekti konkret teknik. Në kushtet aktuale, kur çmimet kanë shkuar në stratosferë apo kur, sipas shumë shenjave, një krizë ekonomike duket se po troket gjithmonë e më fort në derën tonë, po shfaqen dhe probleme administrimi apo të disiplinimit financiar. Jo vetëm në fillim të vitit të ri 2008!
Por, a është kjo pasojë e një situate financiare problematike? Apo e një paaftësie e arrogance të një administrate të përmbysur politikisht, të mbarsur me nepotizëm e ngjyrime partiake, sipas linjës së drejtimit? Apo, akoma, a kanë përgjegjësi dhe bankat e nivelit të dytë, jo thjesht për mungesë likuiditeti, por dhe për një apati e mungesë zhdërvjelltësie? Kjo mbetet për t’u parë. Por, ama, kjo nuk ka pse të rëndojë mbi qytetarët. Prandaj, kërkon dhe një sqarim e ndërhyrje, qoftë nga Ministria e Financave, qoftë nga Banka e Shqipërisë. Jo për të zbuluar cili e ka të veshur apo e meriton “qyrkun e fajit”, por për të shmangur një teprim të mëtejshëm kohor dhe një praktikë të tillë shqetësuese për pagat modeste (të konstatuar më parë vetëm në kohën e Zogut)…

-Rexhep Meidani-
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi