Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vitaminat qe ndihmojne per t’u zgjatur Empty Vitaminat qe ndihmojne per t’u zgjatur

Tue 6 Nov 2012 - 14:40
Vitaminat qe ndihmojne per t’u zgjatur 409062_526926817318744_2139334395_n

Gjenetika luan rol te vecante ne percaktimin final te gjatesise suaj.

Vitamina dhe mineralet ndihmojne rritjen dhe pamjaftueshmeria e disa vitaminave mund te shkaktoj vonese ne zgjatje dhe ndikoj ne gjatesine perfundimtare. Qe ti ndihmosh femijes suaj te zgjatet ata duhet te konsumojne sasi te mjaftueshme te kalciumit, vitamines D dhe zinkut.

Kalciumi
Kalciumi eshte minerali ma me bollek ne trupin tone. Kalciumi nevojitet per tkurrjen e muskujve, sekrecionin (lirimin) e hormoneve dhe enzimave dhe transmisionin e impulsave nervor. 99% e kalciumit ne trup gjendet ne eshtra. Eshtrat vazhdimisht absorbojne dhe depozitojne kalcium per tu forcuar dhe ndertuar asht te ri. Femijet kane nevoje per sasi adekuate te kalciumit gjate zhvillimit te tyre ne menyre qe te zgjaten. Foshnjat kane nevoje per 210 deri 270 mg kalcium ne dite, kurse tinejxheret kane nevoje per 1300 mg kalcium ne dite.

Ushqimet e pasura me kalcium jane produktet e qumeshtit, peshku salmon me eshtra, sardelet me eshtra, leng i fortifikuar i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumeshti sojes.

Vitamina D
Vitamina D eshte nje vitamine qe gjendet ne vetem disa fruta. Por trupi yne ka aftesi te bej vitaminen D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D eshte e nevojshme sepse ndihmon ne absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe ne mineralizimin e eshtrave. Vitamina D ndihmon femijet qe te zgjaten.

Nje studim i 2009 i publikuar ne “The Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka hetuar marredheniet mes statusit te Vitamines D dhe gjatesise perfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri ne 22. Studimi ka treguar se vajzat me nivele te zvogeluara te Vitamines D gjithashtu kishin edhe gjatesi me te vogel. Ushqimet e pasura me vitamine D jane peshku salmon, kerpudhat, skumbri (mackerel), qumeshti fortifikuar dhe leng portokalli i fortifikuar.

Zink
Zinku eshte nje mineral esencial prezent ne disa ushqime. Zinku luan rol ne sintezen e ADNs, sintezen e proteines dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet per te ndihmuar rritjen normale gjate shtatzenise, femijerise dhe adoleshences. Sasia e pamjaftueshme e zinkut mund te ndikoj ne mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet e pasura me zink jane goca e detit, kofshet e pules, drithrat e fortifikuara, jogurti, bajamet dhe shqemet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi