Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vitaminat Empty Vitaminat

Tue 26 Apr 2011 - 8:52
Burimi i vetëm i marrjes së vitaminave është ushqimi. Ndërkohë që marrja e sasive të pamjaftueshme të vitaminave ose mungesa e vitaminave në ushqime çon në sëmundjet e hipo dhe avitaminozave të cilat ndonjëherë mund të bëhen edhe shkak vdekjeje. Mungesa e vitaminës A në organizëm shkakton predispozicion e të sëmurëve për sëmundje ngjitëse , sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e syve dhe dobësim të përgjithshëm trupor. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në domate, spinaq, qershi, pjeshkë, kajsi. Në sasi të konsiderueshme vitamina A gjendet në vajin e peshkut, qumësht, gjalpë, në të verdhën e vezës. Nevoja ditore për njeriun e shëndoshë është 1-2mg. Në rastet e sëmundjeve që shoqërohen me temperaturë, në gratë shtatëzëna dhe ato me fëmijë me gji organizmi ka nevojë për sasi më të mëdha të vitaminës A. Mungesa e vitaminës A shkakton rënien e rezistencës së organizmit karshi sëmundjeve infektive, sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes të aparatit tretës, ulja e shikimit dhe ulja e veprimtarisë së nervit të të dëgjuarit. Vitamina B1 gjendet kryesisht në drithërat veçanërisht në thekër e grurë, në fruta e perime si dhe në mishin e bagëtive dhe qumështin. Nevoja ditore për këtë vitaminë është 0.5-0.8 mg në vartësi nga gjendja fiziologjike dhe lloji i punës. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm shkakton turbullime nervor, gjendje gjumi. Vitamina B2 gjendet më tepër në thekër e tërshërë, në të bardhën e vezës, mishin e dobët, peshk, mëlçi, veshka, zemra, qumësht , arra, kajsi, spinaq. Doza ditore për vitaminën B2 ka nevojë prezencën e vitaminës B6, të cilat gjenden gjithashtu në burimet natyrore të ushqimeve. Vitamina B6, gjendet kryesisht në mëlçi, veshka, shpretkë, tru, drithëra, qumësht dhe spinaq.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi