Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Cristiano Ronaldo: Do votoja veten për Topin e Artë  Empty Cristiano Ronaldo: Do votoja veten për Topin e Artë

Tue 6 Nov 2012 - 18:52
Cristiano Ronaldo: Do votoja veten për Topin e Artë  Cristiano-Ronaldo2

Nëse do të kisha mundësi, do të votoja për vete.” Kështu shprehet Cristiano Ronaldo në një intervistë për ‘France Football’ kur u pyet për Topin e Artë FIFA, ku portugezi është një nga kandidatët kryesorë së bashku me Leo Messin.

Cristiano Ronaldo do të votojë këtë vit pasi është kapiten i Portugalisë, por nuk mund të votojë për veten. Para disa ditësh Leo Messi theksoi se tre votat e tij si kapiten i Argjentinës do të shkonin për Xavi, Iniesta dhe Aguero.

Sulmuesi i Real Madrid argumentoi arrogancën e tij duke thënë: “Unë jam ky që jam dhe jam i lumtur. Të jesh shumë i përulur nuk është gjë e mirë. Në Portugali kemi një shprehje që thotë se përulësia e tepërt është mendjemadhësi.”

Cristiano Ronaldo e ka fituar Topin e Artë në vitin 2008 dhe ka dalë i dyti në vitet 2007, 2009 dhe 2011.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi