Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cristiano Ronaldo ndërron panolinat e fëmijës Empty Cristiano Ronaldo ndërron panolinat e fëmijës

Mon 24 Jan 2011 - 0:06
Ylli i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, pranoi se i ndërron panolinat fëmijës së tij, pavarësisht se është futbollisti më i paguar në botë.I blerë për 80 milion paund prej madrilenëve, portugezi pranoi se shndërrimi në një prind e ka bërë atë më të përgjigjshëm, ndërsa shpreson që djali i tij të shndërrohet edhe ai një ditë në një yll të futbollit botëror.”Nuk ka dyshime që lindja e një fëmije të ndryshon tërësisht, është një përgjegjësi e një mënyrë tepër të veçantë”, deklaroi Cristiano. “Padyshim që edhe unë i ndërroj panolinat. Nuk është gjëja më e bukur në botë, por e bëj”.Në intervistën e dhënë për të përditshmen sportive “Marca” shtoi: “Do të më pëlqente që edhe ai të ishte i dhënë pas futbollit dhe të shndërrohej në pasardhësin tim, por të shohim se çfarë do të ndodhë”.Ronaldo befasoi opinionin publik duke bërë të ditur në 3 korrik 2010 se ishte bërë baba. Identiteti i nënës nuk është zbuluar asnjëherë, por besohet se bëhet fjalë për një studente 20-vjeçare britanike, të cilës iu pagua 10 milion paund për të hequr dorë nga e drejta e saj prindërore.Cristiano është i lidhur aktualisht me modelen ruse të veshjeve intime, 24-vjeçaren Irina Shayk.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi