Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

TOP-10 Boss-et e droges Empty TOP-10 Boss-et e droges

Thu 8 Nov 2012 - 11:56
TOP-10 Boss-et e droges 480150_528389300505829_942342309_n

Tony Montana dhe biznesi i tij, duken si akush dhe asgje ne krahasim me miliardat e bosave ne listen qe do te shikoni me poshte.

10. Al Kapone (1.3 miliarde dollare) – Bosi nga Brooklyni per nje periudhe te gjate kontrollonte nje rrjet te madh kriminal per tregti me droge, prostitucion dhe bixhoz.

9. Grizelda Blanco (2 miliarde dollare) – E vetmja grua ne kete top liste, e njohur si “bosi i kokaines”, ishte udheheqesja e pameshirshme e droges ne Kolumbi, ne vitet e 70-ta dhe ne fillim te viteve te 80-ta. Ajo vuajti denim me burg prej 20 vitesh.

8. Carlos Lehder (2.7 miliarde dollare) – Bashkethemeluesi i kartelit te droges Medelin, eshte nje diler gjermano-kolumbian qe aktualisht vuan nje denim me burg prej 55 vitesh ne burgun federal te Shteteve te Bashkuara.

7. Vellezerit Orahuela (3 miliarde dollare) – Gilberto dhe Miguel krijuan kartelin Kali, i cili ne periudhen me te suksesshme ka transportuar 70% te gjithe kokaines per ne SHBA, si dhe 90% te gjithe kokaines qe transportohej ne Europe. Te dy jane ne burg aktualisht.

6. Hoze Gonzalo Rodriguez Gacha (5 miliarde dollare) – Edhe ky njeri eshte nje nga themeluesit e kartelit Medelin dhe eshte i njohur si nje nder njerezit me te suksesshem te te gjitha koherave. Ai u vra ne vitin 1989 nga policia kolumbiane.

5. Kun Sa (5 miliarde dollare) – Ai eshte i njohur si mbret i opiumit. Ai udhehoqi nje ushtri burrash drejt xhunglave te Burmas per te prodhuar opium gjate viteve te 60-ta. Vdiq ne vitin 2007 ne moshen 73 vjeçare.

4. Vellezerit Ochoa (6 miliarde dollare) – Tre vellezerit ishin pjese e kartelit Medelin, se bashku me Pablo Eskobar. Te gjithe ishin pjese e listes se “Forbes” per njerezit me te pasur ne vitin 1997.

3. Davud Ibrahim Kaskar (6.7 miliarde dollare) – Ai eshte krimineli me i kerkuar nga India, i cili momentalisht ndiqet edhe nga Interpoli.

2. Amado Karilo Fuentes (25 miliarde dollare) – Meksikani eshte njeriu i pare i kartelit Huarez pas vrasjes se bosit Rafael. Me shume mundesi ai vdiq ne vitin 1997, kur u perpoq te bente nje kirurgji plastike per te ndryshuar karakterin e tij.

1. Pablo Escobar (30 miliarde dollare) – Escobar eshte kreu i organizates me te madhe kriminele per kokaine. Te ishte gjalle, tani do te ishte personi i shtate ne listen e Forbes per njerezit me te pasur ne bote.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi