Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bolt ka vendosur: Dua të bëj 100 metrat në 9.4 sekonda! Empty Bolt ka vendosur: Dua të bëj 100 metrat në 9.4 sekonda!

Thu 8 Nov 2012 - 12:54
Bolt ka vendosur: Dua të bëj 100 metrat në 9.4 sekonda! C_27_articolo_92560_immagineprincipale

Usain Bolt nuk kënaqet vetëm me vendosjen e rekordeve botërorë në garat e shpejtësisë, por dëshiron që ata të jenë të pathyeshëm për shumë vite nga ata që vijën pas tij. Tani ai duket se i ka vënë vetes një objektiv të ri, uljen e rekordit aktual të garës së 100 metrave nga 9.58 sekonda në 9.40 sekonda.
“Mendoj se mund të bëj një garë të tillë në kohën 9.40 sekonda. Një kohë e tillë do të mbetej e pathyeshme për shumë vite. Besoj se njeriu nuk mund të ulet poshtë 9.20 sekondave në këtë garë, nuk është një çështje stërvitje, por një kufizim struktural i trupit të njeriut. Rivalët? Ka të tillë, por besoj se miku im Johan Bleik është ai më i duhuri për të garuar në mënyrë të shkëlqyer”, ka treguar sprinteri, i cili më pas ka folur për pasionin e tij të madh, futbollin.
“Do të më vinte keq nëse gazetarët do të shkruanin për mua si futbollist vetëm se vrapoj shpejt, do të doja që ata të nënvizonin edhe klasin tim. Nuk ka të diele që nuk shkoj të luaj me miqtë e mi. Ata nuk tërhiqen prapa, pasi e dinë se jam më i forti dhe nuk kursejnë ndërhyrjet e rënda për të ndalur. E di që rrezikoj karrierën në këtë mënyrë, por ende nuk ka një person aq të shkathët sa për të më kapur”, ka treguar Bolt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi