Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shendeti fshihet ne lakren e fresket dhe ne ate turshi  Empty Shendeti fshihet ne lakren e fresket dhe ne ate turshi

Fri 9 Nov 2012 - 9:29
Shendeti fshihet ne lakren e fresket dhe ne ate turshi  249316_528820873796005_1630376838_n

Të paktë janë ata njerëz që dimrin e paramendojnë pa lakrën. E freskët, turshi, si sallatë apo të mbështjellë me mish, lakra është pjesë e kuzhinës sonë.

Lakra është e pasur me elementet më interesante për ruajtjen e ekuilibrit biologjik. Janë shumë të shëndetshme ndërsa ato turshi janë më të shëndetshme sesa secili lloj tjetër i lakrës.

Të gjitha llojet e lakrës kanë një vlerë të ulët kalorike, janë të pasura me vitamina C dhe materiet mbrojtëse, të cilat ndikojnë në uljen e estrogjenit që ndikon në shfaqjen e tumoreve në gji.
Për sa u përket vitaminave C, një antioksidues mjaft i rëndësishëm ky për forcimin e sistemit imun, mjafton një pjesë e lakrës për t'i përmbushur të gjitha nevojat e organizmit. Po ashtu është e pasur edhe me vitaminat e kompleksit B, beta karotinë, si dhe mineralet kalcium, kalium dhe hekur.

Lakra me gjethe të kuqe përmban më shumë vitamina sesa ajo me të gjelbra. E pasi që është e pasur me ujë dhe me proteina bimore u sugjerohet të gjithë atyre personave që vuajnë nga mbipesha dhe ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi