Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sporti dhe shëndeti Empty Sporti dhe shëndeti

Wed 18 May 2011 - 7:30
Studimet e kohëve të fundit tregojnë se ushtrimet fizike ndikojnë për një jetë të shëndetshme më të gjatë, më të mirë dhe më të zgjuar.
Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. Doktor Jay Smith i Klinikës Mayo në shtetin Minesota, është specialialist në këtë fushë.
Ai thotë se njerëzit që bëjnë sport ka gjasa të jetojnë më gjatë. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Zoti Smith thotë se kjo ndodh ngaqë ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ai është bashkautor i një libri të titulluar “Kulturë fizike për çdo njeri”. Ai thotë se ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni, diabeti dhe mbipesha trupore. Doktor Smith thotë se edhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe artriti mund të kryejnë ushtrime fizike, sigurisht të kufizuara dhe duke u këshilluar më parë me mjekun. Studime të tjera tregojnë se ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin. Disa ekspertë thonë se ato pakësojnë rrezikun për sëmundjen e Alzajmerit dhe pakësojnë stresin dhe depresionin.
Një studim me përfshirjen e më tepër se 10 mijë personave të moshës 35-55 vjeç për 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerëzit që bënin ushtrime fizike më pak se dy orë në javë, aftësia mendore ishte më e ulët se tek ata që bënin fizkulturë për një kohë më të gjatë dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulët fizik lidheshin kujtesa e dobët, fjalori më i kufizuar dhe Aftësitë matematikore. Shkencëtarët thonë se shoqërimi i fizkulturës me muzikë ndihmon në shtimin e energjisë dhe optimizmit. Një studim me gratë mbipeshë që ecnin rreth 5 kilometra në javë, gjysma e tyre dëgjonin muzikë dhe gjysma jo. Gratë që dëgjonin muzikë ishin më të prirura ta mbanin dietën, ta vazhdonin programin e ushtrimeve fizike dhe të humbnin më tepër peshë se sa grupi tjetër i grave që kryenin fizkulturë por pa dëgjuar njëkohësisht edhe muzikë.
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sporti dhe shëndeti Empty Re: Sporti dhe shëndeti

Thu 26 Apr 2012 - 12:43
ushtrime fizike +ushqim i paster=shendet te mire
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sporti dhe shëndeti Empty Re: Sporti dhe shëndeti

Thu 26 Apr 2012 - 12:44
kujdesuni per shendetin tuaj
Sponsored content

Sporti dhe shëndeti Empty Re: Sporti dhe shëndeti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi