Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Abuzimi, 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras Empty Abuzimi, 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras

Fri 9 Nov 2012 - 16:52
KORCË- Vladimir Xhelollari më preku aty ku më dhemb më shumë. Ai ngacmoi seksualisht vajzën time 12-vjeçare, e cila ka tentuar dy herë të varë veten me litarin e qenit. Nëse drejtësia nuk e dënon dhe e lë të lirë pedofilin, atëherë do të bëj vetëgjyqësi.
Abuzimi, 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras 20ib2bd
Fillimisht do helmoj fëmijët e mi që të mos i lë në hasmëri dhe më pas do vras bashkëfshatarin që më shkeli në nder". Kështu deklaroi dje Artan Maxhari nga fshati Leminot i rrethit të Korçës. Babai i minorenes (nxënëse e klasës së 6-të), dy javë pas ngjarjes kërkon drejtësi. Ai thotë se Xhelollari, i cili u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë prej tyre, rrezikon të lirohet, pasi i skadon masa e sigurisë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës "burg me afat 1-mujor".

Në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", Maxhari thotë se e bija e tij ka pësuar traumë të fortë dhe ka turp të dalë në fshat e të shkojë në shkollë. Ndërsa tregon me detaje ngjarjen. Babai i viktimës deklaron se nuk mund ta falë bashkëfshatarin e tij, pasi jo vetëm se e cenoi në nder, por 52-vjeçari nuk mund të lëvizë lirshëm në fshat, kur e bija pëson gjendje shoku prej tij.

Si ka ndodhur ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur në dyqanin tonë para dy javëve. 52-vjeçari Vladimir Xhelollari ishte klient i rregullt i dyqanit dhe atë ditë erdhi si zakonisht. Teksa kishte hasur vajzën vetëm në dyqan, e kishte tërhequr duke e puthur në buzë. Vajza kishte tentuar t'i largohej dhunuesit, por ai nuk largohej duke tentuar që ta prekte atë duke u futur brenda banakut. Ndërkohë e kishte kërcënuar me thikën që ndodhej në dyqan që të mos tregonte në familje, pasi vajza kishte nisur të bërtiste. Bashkëshortja ime nuk ka dëgjuar dëgjoi gjë, pasi kemi dhe një fëmijë tjetër 20- ditësh. Ndërsa unë isha për dru në mal. Situata ishte tepër e rëndë për vajzën, e cila pësoi traumë të fortë. Prej ditës së ngjarjes vajza dridhet, natën nuk vë gjumë në sy dhe shpeshherë trembet. Duke parë gjendjen e saj, ne u përpoqëm të mësojmë të vërtetën dhe pasi vajza na tregoi bëmë edhe denoncimin e autorit të krimit, i cili u arrestua.
Aktualisht si paraqitet gjendja e vajzës?
Është e rëndë. Ka frikë nga çdokush dhe ka tentuar dy herë vetëflijimin. Herën e parë tentoi të vetëvarej me rripin e qenit në magazinën e dyqanit, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes sonë. Fatmirësisht arritëm në kohë. Hera dytë ndodhi sërish para pak ditësh, kur vajza e turbulluar kishte shkuar sërish me një litar në magazinë dhe tentoi të vetëflijohej. Ishte bashkëshortja që e gjeti teksa po vinte litarin në qafë. Është e tmerrshme për një baba të shikojë vajzën e tij 12-vjeçare që përballet me këtë situatë. I vjen turp të shkojë në shkollë, pasi ka frikë se mos e paragjykojnë.
Ka asistuar ndonjë psikologe?
Jo askush. Policia më tha që psikologen duhet ta paguaj unë. Kjo nuk më duket normale, por kur nuk ka shtet të gjitha bëhen. Nisur nga situata, ne jemi duke e mbajtur në mbikqyrje vajzën dhe duke i qëndruar afër, apo duke bërë gjithashtu edhe rolin e psikologëve, që nuk kanë ardhur kurrë në këtë shtëpi. Vajzën e dërgojmë në shkollë nga frika e mbylljes në vetvete, por shpeshherë shfaqët e mërzitur dhe shpërthen në lot. Mbase prania e psikologes do e ndihmonte.
Familjarët e 52-vjeçarit ju kanë kërkuar falje?
Personi në fjalë është vëllai i kryeplakut të fshatit dhe shumë herë kanë tentuar të dërgojnë fjalë në familjen tonë për falje. Por unë nuk e fal pedofilin. Nuk i dihet të nesërmes. Gjendja e vajzës sime mund të përkeqësohet më tej nëse e sheh atë në fshat, ndoshta mund të tentojë sërish vetëvrasjen. Para denoncimit, autori më kërkoi ta falja dhe të deklaroja se ai kishte qenë i dehur. Ky është absurditet, pasi nuk mund të falen njerëz të tillë. Si mund të fal një njeri, kur ai të shkel atje ku të dhëmb më shumë. Në këtë fshat ka pasur një tjetër precedent, me ngacmimet seksuale. Një bashkëfshatarit tim i përdhunuan vajzën vite më parë dhe autori u lirua, ndërsa vajza e tij vari veten.
Çfarë kërkoni aktualisht?
Vladimir Xhelollarit po i afrohet skadenca e afatit të masës së sigurisë, pasi prokuroria për mungesë provash e la në burg me afat 1-mujor. Ndaj unë kërkoj drejtësi. Nëse shteti nuk do krime, të marrë masa dhe ta lërë atë në burg. Në të kundërt unë nuk e fal, do të bëj vetëgjyqësi. Nuk mund ta lejoj atë të dalë ballëhapur në fshat, duke shkelur mbi nderin tim. Nëse ai del pa lagur nga gjykata, unë po e them publikisht do e vras vetë. Ndërkohë, as fëmijët e mi nuk i lë në hasmëri. Fillimisht do helmoj ata dhe më pas të vras 52-vjeçarin që abuzoi me vajzën time.
Nga: ENKELEJDA SKËNDERASI
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Abuzimi, 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras Empty Re: Abuzimi, 12-vjeçarja tenton vetëvarjen, Babai: Pedofilin, dënojeni ose do e vras

Fri 9 Nov 2012 - 18:30
Nqs pe krime te tjera te vjen te bertasesh,per ngjarje te tilla qe perdhunojne trupin dhe shpirtin e femijeve te vjen te ulerasesh
Cdo denim te duket pak
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi