- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Historia e çiftit të martuar në shtratin e vdekjes, burrë e grua vetëm 11 ditë
Sat 10 Nov 2012 - 12:49
Ajo e shikonte gjithë dashuri në kohën që dhëndri, i shoqi i saj tha “Po”, edhe pse martesa nuk u bë në gjendjen civile por në krevatin e spitalit.
William Kent 24 vjeç nuk ishte në gjendje të fliste por as të mos fliste kur u lidh në martesë me të dashurën e tij të zemrës qysh në fëmijëri Emma.
25 vjeçarja Emma tregoi se i shtrëngoi dorën në vend që të thoshte po në shenjë pohimi se donte të martohej me të.
“Kjo nuk ishte si çdo martesë tjetër, ajo u bë në mënyrë të shpejtë sepse nyk premtonte koha. William më premtoi se do martoheshim para se ai të vdiste pas diagnozës së bërë në muajin prill”, rrëfen Emma e përlotur.
Por sëmundja rëndoi sistemin e tij nervor duke e bërë komunikimin thuajse të pamundur.
Ajo tregon se pasi mësuan se William kishte vetëm një javë jetë, organizuan gjithçka për tu martuar në spital të rrethuar nga të afërmit e tyre.
Infermieret zbukuruan dhomën e tij si për dasmë dhe një ceremoni prekëse u zhvillua në Nottingham City Hospital.
I përlotur ai bëri betimin e tij me një kod që ata kishin vendosur më parë, duke shtrënguar dorën dhe më pas shkëmbyen unazat, situatë që e kishin menduar krejt ndryshe.
“Vëllai im Jason dhe motra Emily mbanin unazat, ndërsa Katie mikja ime na ndihmoi të zyrtarizonim gjithçka. Ndërsa motra e tij Rachel tha se kjo ishte dita më e lumtur për vëllanë e saj. Ne u takuam në klasë të parë dhe qëndruam të lidhur për vite me radhë deri sa u martuam kështu, mes lotësh, në nisje të një jete të re dhe në prag të vdekjes”, tregon Emma, citon noa.al
Ata studiuan bashkë në universitet dhe pasi u diplomuan vendosën të jetojnë bashkë, ndërsa Willaim i kërkoi dorën Emmës 3 vjet më parë ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e prindërve të saj.
Por e ardhmja e tyre u pengua pas trajtimit nga sëmundja e kancerit që preku të riun.
U martuan me shpejtësi në 22 shtator, por ai vdiq 11 ditë më vonë, duke e bërë Emmën nga nuse të ve.
Emma vijon më tej duke thënë se kishin kaluar gjithë jetën bashkë dhe se madje kishin përzgjedhur edhe emrat e fëmijëve…por tashmë çdo gjë dështoi.

- Vetëm për 100 euro e masakruan me thikë burrë e grua viktimën e mbrëmshme në Paskuqan!
- Ish-oficeri i CIA-s në shtratin e vdekjes: Unë e vrava Marilyn Monroe
- Te dashurohesh me nje burre te martuar
- Historia e çiftit që u martua 22 herë në vende të ndryshme të botës (FOTOT)
- 75% e femrave nuk do të ishin martuar me një burrë të papunë!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi