Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta Empty Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta

Sat 10 Nov 2012 - 17:09
TIRANE - Mos lejoni që kushtet atmosferike të lënë shenja në fytyrën dhe trupin tuaj.
Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta 2s7c7bo
Përdorni kremra të përshtatshëm
Me ndryshimin e kushteve atmosferike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se çdo prodhim tjetër i kozmetikës.

Kujdes hidratimin
Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht e than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidratim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni fruta dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që përmbajnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën.

Vaji i peshkut
Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalon tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht, dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjve.

Shmangni ujin e ngrohtë
Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë iu kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëmton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve, duke shkaktuar tharjen e lëkurës.

Mos lëpini buzët
Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë, disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit.

/er.nu
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi