- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Banorët e zonave të ftohta, sy më të mëdhenj
Thu 28 Jul 2011 - 14:19
Njerëzit që jetojnë në gjerësi të mëdha gjeografike kanë sy dhe tru më të mëdhenj për t’u përballur me dritën e zbehtë gjatë sezoneve të gjata të dimrit dhe ditëve me mjegull.
Kështu thonë disa shkencëtarë britanikë të Universitetit të Oksfordit, të cilët megjithatë nënvizojnë se truri më i madh nuk e bën njeriun më të zgjuar.
“Vëzhgimi më i gjerë i zonave plotëson kapacitetet shtesë”, shkruajnë shkencëtarët në gazetën “Biology Letters”.
Shkencëtarët kanë matur zgavërat e syrit dhe volumin e trurit në 55 kafka nga 12 popullësi të ndryshme në të gjithë botën dhe përballën rezultatet e nxjerra me gjerësinë gjeografike.
“Ne zbuluam një marrëdhënie pozitive mes gjerësisë dhe përmasave të zgavrave të dy syve, si dhe kapacitetet kafkore”, ka deklaruar studiuesi Eiluned Pearce.
Shkencëtarët përdorën kafka që datonin nga vitet 1800, të ruajtura në muzeun të Oksfordit dhe Kembrixhit, të cilat u përkisnin popullsive indigjene nga Skandinavia në Australi, Mikronesi dhe Amerikë e Veriut.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi