Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Refuzohet sistemimi i nxënësve nëpër shkolla sipas zonave të banimit Empty Refuzohet sistemimi i nxënësve nëpër shkolla sipas zonave të banimit

Mon 3 Sep 2012 - 13:58
Refuzohet sistemimi i nxënësve nëpër shkolla sipas zonave të banimit 42-300x175Dy shkollat e qytetit të Klinës assesi nuk janë duke u marrë vesh në mes vete për zbatimin e vendimit të Kuvendit Komunal për përfshirjen e nxënësve në procesin mësimor sipas zonave ta banimit. Drejtues të shkollës fillore “Motrat Qiriazi” janë ankuar se vendimin komunal po e shkel stafi i shkollës “Ismet Rraci”.
Për pasojë, numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore në klasën e parë ka rënë dukshëm në shkollën “Motrat Qiriazi”, ndërsa në atë “Ismet Rraci” është rritur dukshëm.

Në vendimin e Kuvendit Komunal të datës 05.06.2009 për zonat e mbulimit të shkollave fillore të qytetit, të cilin e posedon gazeta, ndër të tjera thuhet se në shkollën “Ismet Rraci” duhet të përfshihen nxënësit e zonës verilindore të qytetit, Klinavcit, Dresnikut, Dollcit dhe pjesa e qytetit mbi hekurudhë. Kurse në shkollën tjetër, nxënësit nga zona jugperëndimore e qytetit, Krusheva e Vogël, Polca, Videja dhe lagjja “Arbëria”.

Që të dy drejtoritë e shkollave gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë duhet të bazohen duke u mbështetur në certifikatën e vendbanimit për të pasur më të lehtë ndarjen në shkolla. Por ky vendim sipas drejtorit të SHF “Motrat Qiriazi”, Ndrecë Kola, nuk është duke u zbatuar nga kolegu i shkollës tjetër. “Unë kërkoj zbatimin e këtij vendimi, këtu duhet të ndërhyjë edhe kryetari, sepse nuk është hera e parë që jam duke e ngritur zërin për këtë dhe thirrjet tona as që janë marrë parasysh. Çdo vit jemi duke pasur telashe edhe me personelin arsimor”, sqaron Kola, sipas të cilit sivjet në klasën e parë janë lajmëruar vetëm 43 nxënës që mund t’i shpërndajmë në dy paralele, ndërsa janë tre arsimtarë të këtyre klasave që nënkupton se njëri nga ta është në rrezik të mbesë pa punë krejt kjo për shkak të moszbatimit të këtij vendimi. Kjo shkollë ka 897 nxënës, ndërsa pjesa më e madhe e personelit arsimor është femra. Në dy vitet e fundit, në këtë shkollë është duke u shuar nga një paralele, derisa në shkollën tjetër po rritet numri i nxënësve. Sipas Kolës, moszbatimi i vendimit nga shkolla tjetër nuk ka lidhje me atë se si punohet, pasi që në shkollën e tij ka rezultate të dukshme sidomos në gara të ndryshme ku janë dalluar nxënësit e kësaj shkolle. Kristë Përlaska, zëvendësdrejtor në këtë shkollë, pohon se në çdo fillimvit shkollor gjithmonë kemi pasur nga tri paralele. Edhe ai kërkon edhe nga kolegët e shkollës tjetër dhe drejtoria e arsimit angazhim në respektimin e vendimit. “ Kuvendi e ka nxjerrë atë vendim, nëse nuk respektohet diçka duhet të ndërmerret”, thotë Përlaska. Kurse në Shkollën Fillore “Ismet Rraci” pohojnë së janë duke e respektuar vendimin dhe se ata nuk kanë faj pse në këtë shkollë vijnë me shumë nxënës. “ Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë behët në bazë të certifikatës së vendbanimit, unë nuk e di nëse aty ka dallavere apo jo”, thotë Gani Ahmetxhekaj, drejtor në këtë shkollë. Ai nuk e përjashton mundësinë të ketë raste të tilla, ngase ka shumë gabime në adresa të vendbanimeve. Sipas tij, kjo shkollë tashme ka traditë, punë cilësore dhe sigurisht ka edhe interesim me të madh të prindërve për të sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë. Ai thotë të ketë të ndaluar të mos respektojë vullnetin e prindërve për shkollimin e fëmijëve të tyre. Ndryshe nga shkolla tjetër e qytetit në këtë vatër diturie për herë të parë janë lajmëruar nxënës dyfish me shumë, pra 130 për klasë të parë. Ramiz Rrusta, drejtor i Arsimit në Klinë, e pranon se vendimi nuk është duke u zbatuar në tërësi. Sipas tij për këtë duhet të angazhohen vetë drejtorët dhe se në këtë pozitë nuk mund të detyrojë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në atë apo këtë shkollë. “ Dy shkollat duhet të bashkëpunojnë në mes vete për zgjidhjen e problemit, në të dy shkollat cilësia dhe puna është e njëjtë, edhe ne si DA, do të angazhohemi që vendimi të zbatohet”, ka thënë Rrusta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi