Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
aida.12
aida.12
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/06/2013

St Galleni e ndalon bartjen e shamisë nëpër shkolla Empty St Galleni e ndalon bartjen e shamisë nëpër shkolla

Sat 8 Jun 2013 - 20:11
Kantoni i St Gallenit është kritikuar për ndalimin e shamisë në shkolla. Një shkollë në St Gallen ua ka mohuar dy vajzave somaleze mësimin, sepse ato bartin shami

Vajzat myslimane me prejardhje nga Somalia nuk mund të ndjekin shkollën fillore në Heerbrugg të St Galenit. Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës, Sindikata e mësuesve dhe Kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë kanë kritikuar një vendin të tillë të St Gallenit.


"Një mbulesë në kokë apo shamia nuk e pengon mësimin. Nuk ka, pra, asnjë arsye që të ndalojë këtë", është distancuar nga veprimi i kolegëve të tij në kantonin e St Gallenit udhëheqësi më i lartë arsimor në pjesën gjermane të Zvicrës. Një vendim i tillë ishte rekomanduar në shkollat e kantonit me një letër qarkore, duke ndaluar bartjen e të gjitha llojeve të mbulesave në klasat e mësimit.


Beat Zemp, kryetar i Shoqatës ombrellë të mësuesve zviceranë, kritikoi veprimet e shkollës në fjalë. Një përjashtim nga shkolla është kundërproduktiv për integrimin, tha i për "10vor10".


Dhe gjithashtu Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës është e zemëruar nga veprimet e kantonin të St Gallenit. Kjo qasje duhet të jetë unike në Zvicër.
Siç raporton SRF, bordi i shkollës në Heerbrugg do të mblidhet të hënën në një takim për të diskutuar procedurat në vijim.

Walter Portmann, drejtori i shkollës në fjalë, tha se kanë zbatuar vetëm një rekomandim të Këshillit të Arsimit. Por, ai shpreson se Gjykata Federale do të marrë një vendim për këtë çështje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi