Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

‘Tano Karidi’ nuk e njihte Shqipërinë Empty ‘Tano Karidi’ nuk e njihte Shqipërinë

Sat 10 Nov 2012 - 21:29
‘Tano Karidi’ nuk e njihte Shqipërinë 265abca3dc_tanokardi1
Aktori i famshëm italian, Remo Girone, i njohur për publikun shqiptar veçanërisht për rolin e Tano Karidit në serialin “Oktapodi”, ka mbërritur në Tiranë si i ftuari i nderit në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të edicionit të 13 të Festivalit të Filmit Shqiptar.

Gjatë konferencës për shtyp, aktori 63 vjeçar ka pohuar menjëherë se nuk e njihte më herët Shqipërinë dhe as suksesin që kishte pasur atje seriali “Oktapodi”, tranmseton BW. Për të personazhi i Tano Karidit ndikoi aq shumë sa që shpesh, që prej vitit 1987, atij iu ofruan role të ngjashme.

“Eshtë e vërtetë që shpesh më kanë ofruar role negative, por jo vetëm ato. Kjo nuk ka qenë kurrë problem për mua. Unë kam luajtur shumë role në teatër në jetën time. Deri në njëfarë periudhe kam bërë shumë role dramatike, por kam bërë dhe komedi. Dhe duhet të them është bukur të bësh të qeshësh dhe po aq e vështirë të bësh njerëz të qajnë. Mua më pëlqejnë gjërat e vështira”, tranmseton BW te jete shprehur aktori italian.
Krahas rrëfimit për angazhimet e shumta në kinema, nuk munguan dhe batutat e Girones, i cili u shpreh se i ka mbetur besnik bashkëshortes së tij, pas një martese 30-vjeçare.
“Ndryshe nga Michele Placido nuk jam martuar 25 herë, por jam i martuar me Vittorian prej 30 vitesh dhe njëherë të vetme. Madje dhe kur ndryshojmë vendet në poza fotografët më thonë, ne këtë fotografi e kemi tashmë”, ka thene Girone, duke shtuar se do donte të jepte material për revistat rozë, por i eshte besnik gruas, me te cilen ka 2 fëmijë.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi