Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njihte borxhlinjtë e të birit të vrarë, masakrohet nëna e Elvis Dedajt Empty Njihte borxhlinjtë e të birit të vrarë, masakrohet nëna e Elvis Dedajt

Sun 15 Sep 2013 - 14:23
Vritet në garazhin e pallatit Fatmira Deda, drejtuesja e zyrës së Shëndetit Publik të Kavajës. Policia: Hetojmë pistën e borxheve që i kishin të birit. 10 milionë lekë për “kokat” e vraësve
Njihte borxhlinjtë e të birit të vrarë, masakrohet nëna e Elvis Dedajt Garazh
Mark Brunga

-Mira Dedaj, gruaja që i rezistoi ekzekutimit mafioz të të birit të saj 1 vit më parë, ka pësuar të njëjtin fat me Elvisin. E ndërsa i biri iu vra nga breshëri armësh në një pritë të ngritur në Golem, gruaja e vetme, është masakruar në garazhdin e pallatit në të cilin banonte. 60 vjeçarja është vrarë me mjete të forta, ndërsa nuk ka mundur dot të dalë nga garazhi. Ndjekësit i kanë zënë pritë sapo ajo ka tentuar të zbresë nga makina, e kanë qëlluar me mjete të forta. Në ato momente, mendohet se gruaja ka tentuar të iu ik nga kthetrat agresorëve të saj, ndërsa ata e kanë qëlluar me një mjet prerës, që sipas policisë dyshohet se ka qenë kaçavidë. Ngjarja është mësuar shumë vonë nga fqinjët e pallatit, ndërsa zhurma e borisë së mjetit të saj, mbetur takuar, ka mbytur ulërimat e saj. Policia është lajmëruar se bëhet fjalë për një vetëvrasje të një gruaje, e cila u dyshua se ishte hedhur nga pallati. Por menjëherë pasi policia ka mësuar emrin e viktimës, ka fiksuar se ngjarja nuk mund të ishte aksidentale. Ajo ishte nëna e Elvis Dedajt, 36 vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 5 qershorit të 2012-ës në Golem. Për atë ngjarje policia nuk zbuloi kurrë autor dhe as një motiv të saktë. U tha: dyshohet se është vrarë për pazaret e prishura në trafikun e drogës jashtë vendi. Ndërsa për nënën e tij, mbrëmjen e djeshme, policia, bazuar edhe në dëshmitë e familjarëve të viktimës po heton pistën e borxhlinjve të të birit. Dyshohet se gruaja ka kontaktuar disa prej tyre kohëve të fundit, por ende nuk bëhet fjalë për identifikim emrash. 10 milion lekë janë hedhur nga policia për të mësuar të dhëna mbi autorët e krimit të rëndë.

Mekanizmi i vrasjes

Vrasja ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit, rreth orës 14.30. Ekspertët e policisë me në krye krerë të Drejtorisë së Durrësit kanë nisur të skicojnë mekanizmin e vrasjes. Sipas të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se ka patur përplasje fizike mes ekzekutorëve dhe gruas. Ajo është kapur me forcë në momentin që ka tentuar të dalë nga makina dhe është nxjerrë jashtë saj. Mendohet se në ekzekutim kanë qenë të paktën dy persona. Gruaja mendohet se ka mbyllur derën e garazhit në mënyrë të telekomanduar. Vrasësit duke dashur të hapin derën e garazhit që mos të ngelnin brenda ambienteve të pallatit e kanë tërhequr zvarrë gruan, duke e goditur ndërkohë që ajo të kryente hapjen e garazhit. Sapo agresorët janë siguruar se është shtypur butoni i hapjes, i kanë dhënë edhe goditjen fatale me një mjet prerës në kokë duke i shkaktuar hemorragji të madhe. Gruaja është lënë e mbuluar në gjak ndërsa vrasësit janë larguar në mes të ditës dhe në mes të Durrësit të pa prekur. Policia ka mundur të hedh në letër vetëm mekanizmin se si mund të jetë kryer vrasja, pasi në trupin e viktimës janë konstatuar shumë shenja plagësh, ndërsa në lidhje me vrasësit ende nuk ka asnjë aludim. Nuk dihet ende nëse autorët janë filmuar nga ndonjë kamera biznesesh apo banesash, por policia fillimisht ka mbledhur vetëm dëshmitë e të afërmve të viktimës. Për pasojë dyshimet e para shkojnë pikërisht në borxhet e shumta që i kishin të birit dhe që gruaja mësohet se i dinte. Madje ka qenë vetë vëllai i viktimës që ka treguar edhe për mediat faktin se Mira i njihte borxhlinjtë e djalit të saj dhe kishte filluar të iu kërkonte borxhet. Policia bën me dije se në këtë pistë tashmë do të hetohet edhe vrasja e Elvisit, 36 vjeçarit të ekzekutuar në fillim qershorin e 2012-ës. Hetimet, rihapet dosja e Elvisit Vrasja makabre e Fatmira Dedajt ka detyruar Krimet e Rënda të kthehen tek dosja e djalit të saj, ekzekutuar një vit më parë.

Paçka se nuk është konstatuar asnjë pistë tjetër veças asaj të trafikut të lëndëve narkotike për vrasjen e Elvisit, dëshmitë e mbledhura ditën e djeshme, ku sipas të dhënave janë mbi 40 të tilla, tregojnë se gruaja kohëve të fundit ishte njohur me emra konkret që i kishin shuma marramendëse borxh të birit. Policia, në këqyrjen e vendit të ngjarjes ka poseduar edhe gjërat personale të viktimës, ndërsa është marrë nën hetim edhe aparati telefonik i gruas. Mirëpo, fakti që autorët e sulmit verbal nuk ia kanë marrë telefonin dhe madje asgjë personale të saj, do të thotë se autorët janë persona, sipas policisë, që nuk kanë kontaktuar ndonjëherë me të. Grupi i posaçëm hetimor është kthyer pikërisht tek dyshimet e mbartura që nga vrasja e djalit të viktimës së djeshme ndërkohë që janë të afërmit e gruas nuk kanë mundur të japin asnjë lloj drejtimi tjetër përveç se aq sa kanë mundur ti dëgjojnë gruas herë pas here. Ajo jetonte e vetme në atë pallat ndërsa njihej në Durrës e në Kavajë thuajse nga të gjithë banorët pasi ajo kishte shërbyer si infermiere në të gjitha qendrat shëndetësore dhe edhe në spitalin rajonal të Durrësit. Viteve të fundit, Mira ishte edhe përgjegjëse e zyrës së Shëndetit Publik në Kavajë, derisa para disa javësh ajo ka përfunduar “misionin” e saj duke dalë në pension. Mirëpo, duket se vrasësit e të birit kanë vendosur të mos e lënë më të gjallë, atë që, mbase, do të ishte edhe denoncuesja e tyre.

Një vit më parë

Ekzekutimi i Elvis Dedajt në Golem

Ishte 5 qershori i vitit 2012 kur Durrësi do të tronditej nga një ekzekutim tipik mafioz. Elvis Dedaj vritet brenda mjetit të tij, ndërsa personat që qëlluan mbi të u tha se u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, mjet që u gjend disa orë më vonë e braktisur. Policia nuk mundi të shkonte tek autorët e atentatit të bujshëm por u mor vetëm me të shkuarën e viktimës, me vendin e ngjarjes dhe dëshmitë e atyre personave që panë nga afër skenën e vrasjes së Elvisit. Nga të dhënat e asaj kohe u tha se viktima u gjet brenda në mjetin e tij BMV me targa AA 481 CT dhe kishte qenë i armatosur. Mbi të janë lëshuar një mori plumbash, pasi ekzekutorët kanë pasur frikë se Dedaj mund edhe të qëllonte pasi e dinin se qëndronte thuajse gjithnjë i armatosur. Motivimi i policisë nuk shkoi më larg se sa të informacionet se Dedaj ishte i shumëkërkuar i Interpolit dhe se akuzohej për trafik ndërkombëtar droge. Emri i tij ishte i skeduar edhe në Belgjikë ndërsa policia, prokuroria dhe kompetentët e tjerë të zbulimit nuk folën kurrë më për vrasjen e 36 vjeçarit, djalit të vetëm të Mirës, gruas që iu mor jeta dje në mes të Durrësit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi