Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kur mungon Del Piero, skuadra humb Empty Kur mungon Del Piero, skuadra humb

Sun 11 Nov 2012 - 9:24
Kur mungon Del Piero, skuadra humb 1352584790-delpiero

Ka zhvilluar një numër të vogël ndeshjes e megjithatë skuadra e tij e re, kur mungon ai humbet. Bëhet fjalë për Del Pieron, ish-kapiteni i Juventusit që prej pak javësh ka nisur aventurën e tij të re në Australi me Sydney FC. Sulmuesi italian është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën dhe ka marrë zemrat e tifozëve.

Në ndeshjet e para ka luajtur të gjitha minutat, por në takimin e fundit, atë ndaj Melburne, tekniku vendas vendos të zëvendësojë Del Pieron në minutën e 65-të të takimit, kur skuadra e tij ishte në avantazh 2-0.

Por ndërrimi “u ka sjellë ters” vendasve. Miqtë e Melburne rritin presionin në lojë dhe shënojnë plot 3 gola deri në përfundim të takimit duke përmbysur gjithcka.

Humbja shokuese prishi festën e tifozëve të Sydney që gjithsesi përcollën me duartrokitje dhe ovacioni ish-kapitenin juventin gjatë zëvendësimit. Në fakt, dy golat e Sydney erdhën si pasojë e lojës së tij, dy asiste përkatësisht për Yau në minutën e 14 dhe për Bosschaart në minutën e 48.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi