Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Juventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete Empty Juventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete

Sun 19 Feb 2012 - 18:48
Juventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete 1328712578-del_pieroMund të duket e paimagjinueshme, por është gjithçka e vërtetë. Në futboll ka ndodhur që emocionet e mëdha të shkaktojnë lot e nervozizëm, por ndonjëherë edhe të të futin në gjendje kome. Kjo është historia që ka përfshirë vajzën 12- vjeçare, Xhaka Skalize, tifoze e zjarrtë e Juventusit. Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 28 janar, në një provincë të qytetit të Krotones. Në këtë datë, Juventusi dhe Udinezja luanin një nga ndeshjet më të rëndësishme të të gjithë sezonit dhe nga emocioni i madh i provuar, vajza e vogël ka pësuar një hemorragji cerebrale, si pasojë e së cilës ka kaluar në gjendje të fikëti e më pas, në spital, Xhada ra në gjendje kome.

Prej më shumë se një jave, tifozja e zjarrtë e Juventusit ka luftuar me jetën. Familjarët e saj dukeshin të pashpresë, pasi edhe mjekët që e kishin mbajtur nën vëzhgim nuk po dinin më çfarë të bënin për ta nxjerrë nga gjendja e rëndë vajzën nga Krotone. Mirëpo, duke u nisur nga ndjenja e saj e madhe për skuadrën bardhezi dhe nga dashuria që ajo ndjente për idhullin Alesandro Del Piero, familjarët i kërkuan kapitenit bardhezi një videokasetë të regjistruar ku sulmuesi 37-vjeçar lutej dhe e shtynte Xhada Skalizen të zgjohej nga koma dhe t’u bashkohej shpejt tifozëve të Juventusit.

Dhe magjia ndodhi. Mjaftuan pak minuta me zërin e Alesandro Del Pieros në sfond, që vajza 12-vjeçare të hapte sytë e të rikthehej në jetë, pas më shumë se një jave në gjendje kome. Pasi familjarët i kanë dhënë lajmin edhe Del Pieros, ai ka komunikuar menjëherë me Xhadën për t’i uruar asaj shërim të plotë e për ta ftuar së shpejti në “Juventus Stadiumin”. Nëse shpeshherë bardhezinjtë u kanë dhuruar trofe të rëndësishëm fansave të tyre, Xhada Skalozit i është dhuruar trofeu më i rëndësishëm në botë, jeta…
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Juventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete Empty Re: Juventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete

Sun 19 Feb 2012 - 18:50
u shtua dhe nje perralle tjeter per femijet pervec kesulkuqes e borebardhes tani na doli dhe perralla me del pieronJuventus e fut ne koma, zeri i Del Piero e risjell ne jete 81192
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi