Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jeta e piktorit Piero Guccione Empty Jeta e piktorit Piero Guccione

Tue 5 Jun 2012 - 16:58
Jeta e piktorit Piero Guccione Artista-Piero-Guccione-300x289Një film dokumentar mbi jetën e piktorit të njohur italian Piero Guccione (Sicili 1935), shfaqet sonte, ora 18:00, në Kinema Milenium në Tiranë. Autor i tij, Nunzio Masssimo Nifosi, trajton jetën e Gucciones në mënyrë të tillë që nëpërmjet tregimeve të zgjedhura publiku të kuptojë gjenezën e pikturës së tij. Drita dhe deti janë vendet ku gjen prehje shpirti i tij.

Sipas historianit të artit Mauricio Calvesi, piktura e Guccione-s luhatet mes realizmit magjik, formës dhe abstraksionit dhe është e aftë për të shkaktuar ndjesi shpirtërore, për të dhuruar horizonte të humbura, ngjyra shtangëse dhe rrugëtime ëndërruese. Dokumentari “Piero Guccione – drejt pafundësisë”, është realizuar edhe me ndihmën e dëshmive të të tjerëve për Guccione-n, personalitete ndërkombëtare, shkrimtarët Marc Fumaroli e Tahar Ben Jelloun, artistët Franco Battiato, Franco Sarnari e Sonia Alvarez.

Hera e fundit ku Guaccione ka manifestuar artin e vet, ishte Bienalja e Venecias 2011. Galeria Kombëtare e Artit Modern në Romë i kushtoi një retrospektivë më 2009-n. Ndërsa regjisori Nunzio Masssimo Nifosi me këtë dokumentar ndjek interesin e tij në krijimin e profileve të artistëve. Në vitin 1995 ai realizoi filmin me metrazh të shkurtër “Intervistë Godard-it”. Ai do të jetë sonte i pranishëm në Tiranë. Prezantimi i dokumentarit bëhet me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi