Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dani Alvesh: Po behet fushate kunder Mesit Empty Dani Alvesh: Po behet fushate kunder Mesit

Sun 11 Nov 2012 - 9:26
Dani Alvesh: Po behet fushate kunder Mesit 1352585069-dani_alves

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, refuzoi publikisht një zënkë të hipotetizuar mes Lionel Mesi dhe David Vija dhe mendon se disa media të caktuara kanë vrapuar të zmadhojnë ngjarjet mes dy futbollistëve pasi “kjo është ajo që shet gazetat tani”.

“Fakti që Leo shënon gola, luan mirë dhe është një fenomen, tashmë nuk shet më gazeta. Atëherë lajmi që i shet është tjetër. Por kjo është një luftë e humbur”, tha ai duke nënkuptuar interesimin e mediave të caktuara për të ndihmuar imazhin e Kristiano Ronaldos dhe duelin e tij me argjentinasin në luftën për “Topin e Artë”.

“E dimë nga rrjedh e gjithë kjo situatë. Meqë flitej që Kristiano po sillej keq, atëherë duan që të kthejnë gjërat nga ana tjetër. Na lodhi gjithë kjo bisedë rreth “Topit të Artë”, t’ia japin kujt të duan, por që tani ai është një trofe i shitur. Debati rreth Mesit është i pakuptimtë. Ajo që bën Mesi për të qëndruar sipër Kristiano Ronaldos nuk është sjellja e tij, është dhuntia që ai ka për futbollin”, u shpreh lojtari i cili më pas ka treguar edhe një propozim mjaft të veçantë për FIFA-n që organizon këtë aktivitet.

“FIFA duhet ta japë trofeun duke ndarë lojtarët sipas pozicioneve. Në këtë mënyrë do të vlerësohen edhe lojtarë si Andres Iniesta e Ksavi Hernandez, pasi është e trishtueshme që ata nuk kanë fituar një “Top te Artë” ndonëse janë lojtarë stratosferikë”.

Në fund, Alvesh nuk ka ngurruar të kundërshtojë të gjithë ata që mendojnë se Barcelona ka nevojë të ndryshojë mënyrë loje dhe të afrojë lojtarë më shtatlartë, pasi në të kundërt do të ndeshet përsëri me skuadra si Sëlltik.

“Cili është plani B? Pak vite më parë gjetëm një plan B, blemë një lojtar të gjatë që kishte kualitet (Zlatan Ibrahimoviç), por nuk funksionoi, pasi Barça nuk ka nevojë për plan B. Ajo që nevojitet është të përmirësojmë planin A, me të cilin e gjitha bota dukej se kishte rënë në dashuri, ndërsa tani kërkojnë që ta ndërrojmë”, u shpreh mbrojtësi brazilian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi