Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Fushatë kundër prostitucionit në vendet e BE-së Empty Fushatë kundër prostitucionit në vendet e BE-së

Wed 5 Dec 2012 - 14:40
Fushatë kundër prostitucionit në vendet e BE-së Ekuiliber490
Më shumë se 200 grupe për të drejtat e femrave i bënë një apel Bashkimit Evropian që të kriminalizojë pagesat për seksin në të gjithë territorin e 27 vendeve anëtare.

Drejtueset e kësaj fushate synojnë që të bëjnë ilegale pagesat për marrëdhënie në kontinent dhe mbështesin një ligj të debatueshëm, që do t’i paraqitet për diskutim Parlamentit Europian gjatë së mërkurës.

”Prostitucioni është një formë e dhunës, është një pengesë për arritjen e barazisë gjinore dhe një derë e hapur që i lejon krimit të organizuar të zhvillohet dhe të lulëzojë”, deklaroi një zëdhënëse e organizatave për “BBC”, transmeton TCH.

Megjithatë, kundërshtarët e këtij qëndrimi argumentojnë se tashmë prostitucioni është një industri, që krijon vende pune për dhjetëra mijëra evropianë dhe se fenomeni është më lehtësisht i kontrollueshëm në momentin që nuk shpallet ilegal.

Sipas kritikëve, kriminalizimi i pagesave për marrëdhënie seksuale mund të ndikojë në rritje të rasteve të dhunës dhe përdhunimit, në të njëjtën kohë që do të vendosë në rrezik të shtuar shëndetin e vetë punonjëseve të seksit dhe klientëve të tyre, për shkak të dhunës dhe moskontrollimit të detyruar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për të cilat në shumë vende punonjëset duhet të kontrollohen në mënyrë periodike, për të mbajtur licencat e ushtrimit të aktivitetit.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi