Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Drogba: Ronaldo e Mesi revolucionarizuan shenimin e golave Empty Drogba: Ronaldo e Mesi revolucionarizuan shenimin e golave

Sun 11 Nov 2012 - 9:26
Drogba: Ronaldo e Mesi revolucionarizuan shenimin e golave 1352585023-trogba

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, ka etiketuar Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin si dy “përbindësha”. Futbollisti që aktivizohet te Shangai Shenhua në Kinë, ka folur për garën e “Topit të Artë, por ka refuzuar të tregoj se për kë voton ai si kapiten i kombëtares, ndërsa ka shprehur qartësisht admirimin për këtë dyshe futbollistësh të jashtëzakonshëm.

“Të gjithë e dimë që gara do të jetë mes dy personave, dy përbindëshave që janë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo”, tha për FranceFootball.fr futbollisti që figuron vetë mes 23 kandidatëve përfundimtarë të përzgjedhur.

“Ju nuk e kuptoni por ata kanë revolucionarizuar statistikat e futbollit. Para tyre, ishte një arritje të shënoje 30 gola në sezon në një kampionat madhor. Prej disa vitesh radhazi ata kanë shënuar më shumë se 40, ata janë fenomenalë. Por nuk mund t’ju them se për kë ka shkuar vota ime, përndryshe do të më vrasin”.

Drogba ka treguar se pavarësisht transferimit në Azi, ai vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me Zhoze Murinjon, me të cilin ka një raport të veçantë që në kohën kur ishin te Çelsi, ndërsa i ka kujtuar me humor portugezit të jetë më i kujdesshëm me oraret në të cilat i dërgon SMS.

“Unë marr vazhdimisht mesazhe nga ai dhe nga Abramoviç gjithashtu. Problemi këtu është se Zhoze nuk e kupton se ka një diferencë të madhe oraresh mes Evropës dhe Azisë dhe ai më dërgon mesazhe gjithmonë kur jam duke fjetur”, ishte batuta e Drogba.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi